lideri cecen jemi te pergatitur per lufte ne evrope presim urdhrin e putin 6932e7833cf11

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin

December 5, 2025
1 minut lexim

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për deklaratat e Presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me gatishmërinë e Rusisë për të hyrë në luftë me Evropën, nëse kjo e fundit do të niste një konflikt.



Kadyrov theksoi se ushtria çeçene ka nevojë vetëm për një urdhër nga Moska për t’u përfshirë menjëherë në një përballje të tillë.

“Nuk do të ketë hezitim, Vladimir Vladimiroviç. Ne presim komandën tuaj. Çdo konflikt i tillë do të përfundonte shpejt dhe me vendosmëri, jo në favor të atyre që zgjodhën të fillonin një luftë me Rusinë”, shkroi Kadirov në kanalin e tij në Telegram.

Deklaratat e tij vijnë pas fjalimit të Putinit në Forumin e Investimeve në Moskë, ku shefi i Kremlinit deklaroi se Rusia “nuk po përgatitet të shkojë në luftë me Europën”, por se është “plotësisht e gatshme” të reagojë menjëherë nëse vendet europiane nisin një konflikt.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba te mesazh te qarte europes merrni persiper kapacitet mbrojtese te nato s deri ne 2027 en ose 6932e345dbf24
Lajmi i mëparshëm

SHBA-të mesazh të qartë Europës: Merrni përsipër kapacitet mbrojtëse të NATO-s deri në 2027-ën ose…

shifrat e dhunes familjare per nje jave 6932e8732495d
Lajmi i radhës

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë