lideret e vlen it vizitojne medresene isa beu fetahu nxenesit e medresese jane barazuar me nxenesit tjere 687904a902135

Liderët e VLEN-it vizitojnë Medresenë “Isa Beu”, Fetahu: Nxënësit e medresesë janë barazuar me nxënësit tjerë

July 17, 2025
1 minut lexim

Krerët e VLEN realizuan një vizitë të rëndësishme në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë, ku u takuan me udhëheqësit e këtij institucioni të rëndësishëm arsimor dhe fetar, për të kumtuar vendimin historik të Qeverisë për miratimin e propozim-Ligjit për shkollat e mesme fetare.

Ky ligj sjell një ndryshim të shumëpritur: pas katër dekadave, nxënësit e Medresesë “Isa Beu” më në fund do të trajtohen të barabartë me çdo nxënës tjetër nga shkollat e mesme publike në vend. Ky është një hap konkret drejt përmbushjes së parimeve të barazisë, drejtësisë dhe përfshirjes në sistemin arsimor.

VLEN e konsideron këtë si një akt emancipiues dhe të vonuar që i jep fund diskriminimit institucional ndaj arsimit fetar. Medreseja “Isa Beu” nuk është vetëm një institucion edukativ, por një vatër që për dekada me radhë ka ruajtur dhe kultivuar vlerat shpirtërore, morale dhe kombëtare te të rinjtë tanë.

Miratimi i këtij ligji është dëshmi se feja dhe dija nuk janë në kundërshtim, por ecin bashkërisht për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të edukuar dhe të barabartë. VLEN do të vazhdojë të mbrojë çdo të drejtë dhe çdo institucion që kontribuon në ndërtimin e vlerave të qëndrueshme në vendin tonë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria u siguron pastrues te ajrit 49 komunave me qellim te permiresimit te cilesise se ajrit ambiental 68790160d277f
Lajmi i mëparshëm

Qeveria u siguron pastrues të ajrit 49 komunave me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit ambiental

erera te forta dhe mundesi per rrufe ne disa zona te kosoves ihmk paralajmeron kujdes 68790520d9515
Lajmi i radhës

Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës – IHMK paralajmëron kujdes

Të fundit nga

ShkoLartë