lideret boterore mblidhen ne egjipt per samitin e paqes ne gaza pritet ardhja e trump 68ed021392c86

Liderët botërorë mblidhen në Egjipt për samitin e paqes në Gaza, pritet ardhja e Trump

October 13, 2025
1 minut lexim

Liderët e Katarit, Jordanisë, Autoritetit Palestinez, Francës, Gjermanisë dhe Indonezisë kanë mbërritur në Sharm El-Sheikh të Egjiptit për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar mbi situatën në Rripin e Gazës. Takimi do të drejtohet nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe presidenti amerikan Donald Trump, sipas agjencisë shtetërore egjiptiane të lajmeve Al Ahram.

Edhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan, ka mbërritur në Egjipt për të qenë pjesë e diskutimeve.

Në samit janë të pranishëm edhe liderë të tjerë të rëndësishëm si Keir Starmer (kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Emmanuel Macron (president i Francës) dhe Recep Tayyip Erdoğan (president i Turqisë).

Megjithatë, ende nuk ka një pajtim të plotë nga grupi palestinez Hamas për të gjitha pikat e planit paqësor prej 20 pikash të propozuar nga Trump, ndonëse një armëpushim i përkohshëm dhe lirimi i disa pengjeve janë vënë tashmë në zbatim.

Donald Trump, i cili më herët gjatë ditës mbajti një fjalim në parlamentin izraelit (Knesset), ka pësuar disa orë vonesë nga orari i planifikuar i mbërritjes në Egjipt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet foleja e prostitucionit ne durres trafikonte shtetase kolumbiane ne shqiperi arrestohen organizatori dhe dy punonjesit e seksit 68ed01a4466d5
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës/ Trafikonte shtetase kolumbiane në Shqipëri, arrestohen organizatori dhe dy punonjësit e seksit

live paqja ne gaza lirohen 20 pengje te gjalle trump ne izrael dite gezimi netanjahu president na ndihmo incidenti ne parlamentin izraelit 68ed03c585910
Lajmi i radhës

Live/ Paqja në Gaza, lirohen 20 pengje të gjallë. Trump në Izrael: Ditë gëzimi. Netanjahu: President, na ndihmo. Incidenti në Parlamentin izraelit

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë