libani i kerkon ushtrise te pergatise nje plan per carmatosjen e hezbollahut 68933ff9a3df9

Libani i kërkon ushtrisë të përgatisë një plan për çarmatosjen e Hezbollahut

August 6, 2025
1 minut lexim

Qeveria e Libanit i ka ngarkuar ushtrisë hartimin e një plani për të siguruar që vetëm institucionet shtetërore të posedojnë armë deri në fund të vitit, një veprim që synon çarmatosjen e grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Njoftimi nga kryeministri libanez Nawaf Salam erdhi pas një takimi gati gjashtëorësh të kabinetit.

Ai tha se qeveria i kërkoi ushtrisë që plani të përgatitej deri në fund të muajit për diskutim dhe miratim, shkruajnë mediat e huaja.

Pas takimit, Salam foli për “detyrën e shtetit për të monopolizuar posedimin e armëve”, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e Libanit.

Vendimi vjen pas presionit masiv nga Uashingtoni mbi Bejrutin për të çarmatosur Hezbollahun, përfshirë një vizitë në korrik nga i dërguari i SHBA-së Tom Barrack, i cili bëri thirrje për një politikë më vendimtare.

Megjithatë, ndërsa kabineti po mblidhej të martën pasdite, udhëheqësi i Hezbollahut Naim Kassem hodhi poshtë thirrjet që grupi i tij të dorëzonte armët.

“Çdo orar i paraqitur për zbatim nën … agresionin izraelit nuk mund të miratohet”, tha ai në një fjalim televiziv.

Hezbollahu është dobësuar rëndë nga një konflikt 14-mujor me Izraelin që përfundoi në nëntor me një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-të.

Disa nga udhëheqësit e grupit vdiqën, mijëra luftëtarë të tij u vranë dhe shumica e armatimeve të tij u shkatërruan. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bisedat me chatgpt dalin ne shesh paralajmerimi per te mos dhene sekrete 68933fbd5feb5
Lajmi i mëparshëm

Bisedat me ChatGPT “dalin në shesh”! Paralajmërimi për të mos dhënë sekrete

aksioni opozitar ne vjeshte berisha largimi i rames kusht i te gjitha kushteve 689344e55354d
Lajmi i radhës

Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë