lezhe gjendet femija qe kishte humbur gjate nje aktiviteti ne qender te qytetit 6891f35232767

Lezhë/ Gjendet fëmija që kishte humbur gjatë një aktiviteti në qendër të qytetit

August 5, 2025
1 minut lexim

Një fëmije 2 vjeç, i cili u largua gjatë një aktiviteti në sheshin e qytetit në Lezhës, është kthyer te familjarët pas gjetjes nga Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.



Menjëherë pas njoftimit nga një shtetase, se djali i saj kishte humbur gjatë një aktiviteti festiv, në shesh, dhe nuk po gjendej, shërbimet e Policisë u angazhuan për gjetjen e tij.

‘Pas kërkimeve intensive në zonën e aktivitetit dhe përreth saj, fëmija u gjet në kohë rekord dhe iu kthye nënës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Nëna falënderoi Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, që mundësoi gjetjen e të miturit.

Policia e Lezhës fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë, për çdo incident apo nevojë për ndihmë që ata kanë, si dhe iu garanton se reagimi do të jetë maksimal, i shpejtë dhe profesional’, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli hedh fletushka ne kfarchouba justifikon shkaterrimin e nje fadrome te perdorur nga hezbollahu 6891eea28c314
Lajmi i mëparshëm

Izraeli hedh fletushka në Kfarchouba, justifikon shkatërrimin e një fadrome të përdorur nga Hezbollahu

komuna e ferizajt del ne terren per te pare nga afer demet qe pesuan fermeret nga bresheri 6891f56ea3134
Lajmi i radhës

Komuna e Ferizajt del në terren për të parë nga afër dëmet që pësuan fermerët nga breshëri

Të fundit nga

Evakuohen tri familje në lagjen Kodra e Trimave

Tri familje në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet janë evakuuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, si pasojë e vërshimeve të fundit. Në njoftimin e komunës theksohet se familjet janë sistemuar
ShkoLartë