lezha permbytet ne disa lagje probleme edhe me energjine elektrike 691c223e167b0

Lezha përmbytet në disa lagje, probleme edhe me energjinë elektrike

November 18, 2025
1 minut lexim

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane.

Sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, si dhe në një sipërfaqe prej rreth 11.2 hektarësh.

Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin, shkruan rtsh.al.

Ndërkohë, në pjesën më të madhe të territorit raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi ditor e marte 18 nentor 2025 691c0f93339fc
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi ditor, e martë 18 nëntor 2025

asllani ne vere te bayerni dalin detaje te reja 691c2294b3c55
Lajmi i radhës

​Asllani në verë te Bayerni, dalin detaje të reja

Të fundit nga

ShkoLartë