Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar sot situatën brenda Partisë Demokratike.
Në një dalje televizive, Shehu u shpreh se disa takime të zhvilluara së fundmi nga disa demokratë janë vetëm lëvizje e bazuar në agjendën e tyre personale.
“Unë e kam parë personalisht si një agjendë personale dhe nuk e kam për zakon të komentoj veprimet personale të gjithsekujt. E di vetë ai pse e ka ndërmarrë këtë lëvizje.
E kam parë në këtë mënyrë si një agjendë personale të një apo dy, apo tre personave për të cilët unë nuk kam asnjë koment sepse në një vend demokratik sepse gjithsekush është i lirë të ndërmarrë agjenda personale, veprime personale dhe unë nuk kam dëshirë të komentoj dhe as e kam për zakon të komentoj hapat personale të që ndërmerr gjithsekush”,-tha Shehu.
Burimi: botasot.info


