levizje ne kupolen e policise se shtetit shkarkohet nga detyra 6952a673910db

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

December 29, 2025
1 minut lexim

Ditën e sotme në strukturën e Policisë së Shtetit ka pasur disa ndryshime, shkarkime nga detyra dhe emërime të reja.



Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues  Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.

Po ashtu:

Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.

Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.

Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës.

Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër.

Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne familje vella e moter gjenden te pajete ne shtepine e tyre dyshohet se u asfiksuan nga tymi i sobes se drurit 6952a3677fd6b
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në familje/ Vëlla e motër gjenden të pajetë në shtëpinë e tyre, dyshohet se u asfiksuan nga tymi i sobës së drurit

gjesti perlot fansat me fjalet e para pas tragjedise se vellait 6952a9b2a7519
Lajmi i radhës

Gjesti përlot fansat me fjalët e para pas tragjedisë së vëllait!

Të fundit nga

ShkoLartë