leutrim ajeti emerohet serish nenkryetar i komunes se gracanices 6953c1d16cd91

Leutrim Ajeti emërohet sërish Nënkryetar i Komunës së Graçanicës

December 30, 2025
1 minut lexim

Leutrim Ajeti ka konfirmuar se sot është emëruar për herë të dytë radhazi Nënkryetar i Komunës së Graçanicës për Komunitete, me propozim të Kryetarit të Komunës, Novak Ziviç.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal. Ajeti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë në zgjedhjet e tetorit, duke falënderuar familjarët, miqtë dhe votuesit që i dhanë besimin për kandidaturën e tij për kryetar komune.

“Zotohem që do të punoj në të mirë të të gjithë qytetarëve, pa dallim, për të çuar përpara projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë. Si nënkryetar do të bashkëpunoj ngushtë me legjislativin dhe ekzekutivin e Komunës, si dhe me nivelin qendror,” ka thënë Ajeti.

Ai e ka mbyllur me urim dhe falënderim: “Faleminderit me përulësi! Na priftë e mbara!”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthejne trazirat ne iran presidenti pezeshkian thirrje qeverise degjoni protestuesit 6953baf59c035
Lajmi i mëparshëm

Shpërthejnë trazirat në Iran, presidenti Pezeshkian thirrje qeverisë: Dëgjoni protestuesit

mbreteresha e krishtlindjeve mariah carey shkelqen ne aspen me stil luksoz gjate blerjeve ne gucci 6953c2f30579d
Lajmi i radhës

Mbretëresha e Krishtlindjeve, Mariah Carey shkëlqen në Aspen me stil luksoz gjatë blerjeve në Gucci

Të fundit nga

Zola për garën e titullit

Dy javë para përfundimit të fazës së parë dhe me një garë të hapur në çdo zonë të renditjes, Gianfranco Zola, ish-sulmues dhe sot nënkryetar i “Lega Pro”, foli për Serie A
ShkoLartë