letra e macronit per kosoven ndez alarmet analisti paralajmeron kriza te reja nese nuk ndryshohen keto gjera 6995a03809f32

Letra e Macronit për Kosovën ndez alarmet – Analisti paralajmëron kriza të reja nëse nuk ndryshohen këto gjëra!

February 18, 2026
min lexim

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Ai thekson rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke kerkuar zbatimin e Marrëveshjeve te Brukselit dhe Ohrit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai vlerëson se urimet nga liderë si Emmanuel Macron dhe Charles III tregojnë mbështetje të fortë ndërkombëtare për Kosova, por theksi i Macronit te dialogu sinjalizon se marrëdhëniet me Serbinë mbeten sfidë.

Gjithashtu shton se, pavarësisht ndërmjetësimit nga Bashkimi Evropian, ngjarje si sulmi në Banjska e Zveçanit tregojnë se situata mbetet e tensionuar.

Image

Gani Qarri

Me rastin e Festës kombëtare dhe 18 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës, presidentja e vendit dr. Vjosa Osmani ka marrë shumë urime dhe përgëzime të ndryshme zyrtare nga shtete me rëndësi dhe personalitete të shquara botërore, anembanë globit, në mesin e të cilave edhe nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, e që ky i fundit, në emër të Francës dhe emrin e vet personal, përveç shprehjes së dëshirave të mira dhe përcjelljes së urimeve drejtuar shtetit tonë të lirë e të pavarur, i ka përkushtuar vëmendje edhe marrëveshjes me Serbinë.

Në fakt, sipas njoftimeve të atëhershme publike, Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ishte paraparë t’i zgjidhte shumicën e problemeve të hapura ndërmjet të dy shteteve dialoguese, Kosovës dhe Serbisë, por ngjarjet që pasuan “dakordimin” e saj dhe të aneksit të Ohrit, ishin jo vetëm barrikadat e bllokimi i rrugëve, si dhe sulmet e sinkronizuara të grupeve kriminale serbe ndaj policisë dhe forcave të KFOR-it, por edhe agresioni territorial serb, në Banjë të Zveçanit, ku nga grupi i terrorist serb në krye me kryeterroristin Millan Radojçiq më 24 shtator të vitit 2023 u vra edhe pjesëtari i policisë së Kosovës në detyrë, togeri Afrim Bunjaku, ndërsa terroristët që kryen agresionin e armatosur territorial në Kosovë, vazhdojnë të jetojnë të lirë në Serbi, nën mbrojtjen e pushtetit dhe institucioneve shtetërore serbe të dirigjuara nga Vuçiqi”, u shpreh ai.

Analisti thekson se roli i Emmanuel Macron dhe i Bashkimi Evropian është perceptuar si jo krejtësisht i balancuar ndaj Kosova.

Ai shton se rikthimi i Donald Trump në krye të Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka ndryshuar klimën politike në favor të Kosovës, ndryshe nga periudha e Joe Biden.

Në anën tjetër, derisa vetëm disa kohë më parw, Emmanuel Macron pas një zënke verbale me kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz, na habiti të gjithëve me deklaratat për shpërbërjen e Evropës, ai tani sërish na flet në emër të saj, megjithatë për fatin e mirë të Kosovës, nga rikthimi i presidentit Donald Trump në postin e të parit të SHBA-ve, tanimë kanë ndryshuar edhe qëndrimet e afshëta amerikane, si dhe konstalacionet politike botërore, dhe gjendja aktuale konsiderohet të jetë pak më në favor të Kosovës, seç ishte gjatë udhëheqjes së z. Biden, ndryshe me ndërmjetësuesit pro-serb, të kontaminuar edhe me aferat e Epsteini-it, si sllovaku Mirosllav Lajçak, veçanërisht roli i Francës dhe i BE-së, sipas teorive serbe, shihej haptas si një digë për bllokimin e angazhimit amerikan në favor të Kosovës dhe zbehjen e përpjekjeve të SHBA-ve, në procesin e bisedimeve me Serbinë hegjemoniste.

Madje me rastin e vizitës së Macronit në Serbi, mediat serbe raportonin publikisht se Franca mbante anën e Serbisë, e sikur mos të mjaftonte vetëm kjo, gjatë presidencës së z. Joe Biden edhe Washingtoni me të dërguarin e vet zyrtar Eskobar, jo vetëm mbështeste por edhe frymëzonte dyshen e njohur ndërmjetësuese anti-Kosovë të BE-së Mirosllav Lajçak dhe Josepp Borell për imponimin në emër të Bashkimit Evropian, të një marrëveshje të shpejtë, në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë”, shpjegon analisti.

Qarri nënvizon se Emmanuel Macron tani flet për përkushtimin e Francës ndaj pavarësisë së Kosova dhe integrimit evropian, duke e lidhur normalizimin me Serbinë me procesin e afrimit në Bashkimi Evropian.

Megjithatë, ai vlerëson se BE-ja duhet të mbajë qëndrim më të balancuar, të trajtojë Kosovën dhe Serbinë si shtete të barabarta dhe të marrë parasysh kushtet e paraqitura nga Albin Kurti, përndryshe marrëveshjet e Brukselit e Ohrit do të mbeten vetëm në letër.

Kështu që për ndryshim nga e kaluara jo fort e largët, tani edhe Macron na flet për përkushtimin e Francës ndaj pavarësisë së Kosovës e perspektivën evropiane të vendit tonë, duke u shprehur se përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, forcohet edhe uniteti i mbarë kontinentit evropian, ndërsa në kuadër të këtij uniteti, hynë edhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i bazuar në Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, që përveç si çështje e sigurisë evropiane, përbënë edhe dimensionin qendror të procesit të afrimit të dy vendeve me Bashkimin evropian, akt i cili sipas z. Macron duhet të mbetet prioritet i përbashkët.

Por pas letrës së ish kryeministres serbe Ana Bernabiq dërguar BE-së, nuk mjaftojnë më vetëm fjalët e mira dhe shpresat e shpërndara nga politika, përkundrazi Bashkimi Evropian përfundimisht duhet të luaj një rol më qenësor, pikësëpari duke ndryshuar qëndrimin në bisedime dhe mosmbajtur anën e Serbisë, Kosovën dhe Serbinë duhet trajtuar në mënyrë të barabartë, si dy shtete të pavarura dhe ti përmbush tri kërkesat jetike e plotësisht të arsyeshme që me të drejtë ka parashtruar kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, si; tërheqja e letrës së Ana Bërnabiqit për mospranimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë drejtuar BE-së në Bruksel, më 16 dhjetor të vitit 2023, të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes nga të dy palët dhe tu dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë, udhëheqësi i agresionit territorial në Banjskw të Zveçanit, kryeterroristi serb MIllan Radojçiq, pa të cilat Marrëveshja e Brukselit as aneksi i Ohrit, nuk do të kishin kuptim, nuk do të mund të zbatohen në teren dhe do të mbeten vetëm iluzione të shkruara në letër të bardhë”, përfundoi analisti Qarri për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shembet segmenti rrugor prej 20 metrash ne usoje te mallakastres 6995a03490868
Lajmi i mëparshëm

Shembet segmenti rrugor prej 20 metrash në Usojë të Mallakastrës

MICKOSKI
Lajmi i radhës

Mickoski: Detyrimi ynë është i qartë, ekonomi me rregull, treg me rregulla, shtet me dinjitet

Të fundit nga

Befason

Një mesazh në “Instagram” ndryshoi jetën e Ashleigh Nelson në verën e vitit 2024. Atletja britanike, e cila kishte fituar medaljen e argjendtë botërore në stafetën 4×100 në Doha dhe medaljen e
ShkoLartë