leter publike lumir abdixhikut riktheni murtezajn veliun rugoven bislimin e te tjeret ne listen e ldk se per deputete 693156c064114

Letër publike Lumir Abdixhikut: Riktheni Murtezajn, Veliun, Rugovën, Bislimin e të tjerët në listën e LDK-së për deputetë

December 4, 2025
1 minut lexim

Ish-kryetari i Degës së LDK-së në Gjermani, Oso Ferizi, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar përfshirjen në listën për deputetë të disa figurave që, sipas tij, kanë dhënë kontribut vendimtar për LDK-në dhe vendin gjatë tri dekadave të fundit.

Ferizi ka përmendur emra si Valon Murtezaj, Naser Rugova, Faton Bislimi, Fetah Rudi, Agim Veliu, Fadil Geci dhe Xhafer Tahiri, për të cilët thotë se rikthimi i tyre në listë do të ndihmonte në “maksimalizimin e votave të LDK-së, unifikimin e elektoratit dhe zvogëlimin e mospajtimeve të brendshme”.

Në letrën e tij, Ferizi thekson se këto figura kanë qenë pjesë e proceseve vendimtare për partinë dhe vendin dhe se LDK-ja duhet të mbështetet në “brumin e vet” për të siguruar fitore në zgjedhjet e ardhshme.

Letra e plotë:

LDK, do brumin e vetë, Fitore!

I nderuari kryetar z. Lumir Abdixhiku,

e nderuara Kryesi dhe Këshill Kombëtar i LDK-së,

Duke u nisur nga përgjegjësia jonë e përbashkët për forcimin e LDK-së dhe rritjen e besimit të elektoratit, më lejoni t’ju drejtohem me një thirrje dashamirëse që në listën për deputetë të përfshihen:

   •   Dr. Valon Murtezaj

   •   Dr. Naser Rugova

   •   Dr. Faton Bislimi

   •   Fetah Rudi

   •   Agim Veliu

   •   Fadil Geci

   •   Xhafer Tahiri

Këto figura për më shumë se tri dekada i kanë dhënë vlera, kontribut dhe energji LDK-së, duke qenë pjesë e proceseve vendimtare për partinë dhe vendin. Jam i bindur se përfshirja e tyre do të kontribuojë në maksimalizimin e votave të LDK-së, do të unifikojë elektoratin dhe do të zvogëlojë hapësirën për mospajtime të brendshme.

Me respekt,

Oso Ferizi

Ish-kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani,04.12.2025

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arsenali nis ofensiven per yllin kryesor te juventusit 693156b6bedc5
Lajmi i mëparshëm

​Arsenali nis ofensivën për yllin kryesor të Juventusit

tentoi te nxirrte nga shqiperia mbi 22 mije euro pa i deklaruar procedohet 54 vjecari 693157643ff2a
Lajmi i radhës

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 22 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 54-vjeçari

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë