leshohen ne perdorim 20 kilometrat e pare te autostrades kercove oher mickoski ky projekt kishte stagnuar me vite sot u be realitet 6873beaecd266

Lëshohen në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë-Ohër, Mickoski: Ky projekt kishte stagnuar me vite, sot u bë realitet

July 13, 2025
1 minut lexim

Janë lëshuar në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë – Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani deri në Botun. Lëshimi në përdorim i këtij aksi për pushtetin është tregues për dallimin mes tij dhe oponentëve politik dhe dëshmi për përkushtimin dhe punën e kësaj Qeverie, përballë të kaluarës e cila e kishte lënë si projekt të harruar dhe të braktisur, në të cilin nuk pati punëtorë inxhinierë, as makina.

Në lëshimin në përdorim mori pjesë kryeministri hristian Mickopski, i cili theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për lëshim në prëdorim të aksit të autostradës, por moment të kthimit të besimit dhe dëshmi se kur ndërmerret përgjegjësia me ndërgjegje të pastër dhe qëllim të sinqertë, atëherë ndryshimet ndodhin.

“Vetëm një vit pasi që e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin, arritëm ta zhbllokojmë njërin prej projekteve më të mëdha dhe më të ndërlikuar infrastrukturor në Maqedoni. Projekt i cili me vite qëndronte si simbol i stagnimit, pasqyrë e turpshme për shtetin që qëndron në vend, ndërsa sot është simbol i kohës së re. Sot vetëm një vit pasi që e morëm besimin e popullit treguam se çfarë do të thotë puna e vërtetë me vepra, dhe jo me fjalë. Çdo metër e autostradës është ndërtuar me punë të mundimshme, por edhe me vullnet të qartë për përparim dhe t’i vihet fundi dështimeve nga e kaluara”, tha Mickoski.

Shtoi se si Qeveri nuk mbesin këtu dhe se vitin e ardhshëm autostrada Kërçovë – Ohër do të përfundohet në tërësi dhe do të vihet në funksion. Kjo, theksoi, nuk do të jetë fitore e rastësishme, por sukses i planifikuar dhe rezultat i punës së vlefshme të përditshme me prëgjegjësi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raportohet per femije te vrare ne gaze teksa prisnin te furnizoheshin me uje 6873b82029f41
Lajmi i mëparshëm

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

java nis e nxehte perfundon me ulje temperaturash parashikimi i motit per pese ditet e ardhshme 6873bf272d479
Lajmi i radhës

Java nis e nxehtë, përfundon me ulje temperaturash – parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë