leshimi i ujit nga ujmani akt i planifikuar apo gabim teknik ekspertet ja si mund te zbardhet e verteta 6907b360c3bfa

Lëshimi i ujit nga Ujmani, akt i planifikuar apo gabim teknik? Ekspertët: Ja si mund të zbardhet e vërteta

November 2, 2025
min lexim

Një incident i rëndë ka ndodhur në vendpunishten ku po ndërtohet ura për këmbësorë mbi lumin Ibër, pas lëshimit të një sasie të madhe uji nga Liqeni i Ujmanit.

Si pasojë, vendpunishtja është përmbytur, duke shkaktuar dëme materiale dhe ndërprerje të punimeve në projektin që ka rëndësi të veçantë për lëvizjen e lirë dhe bashkimin e komuniteteve në Mitrovicë.

Punëkryesi i projektit, Jahir Nimani, ka deklaruar se ngjarja nuk mund të konsiderohet aksidentale, por përbën një ndërhyrje të qëllimshme njerëzore. Sipas tij, mënyra dhe koha e lëshimit të ujit tregojnë për një veprim të planifikuar që synon të pengojë përparimin e punimeve dhe të krijojë pasiguri në këtë zonë të ndjeshme.

Nimani ka bërë thirrje për reagim urgjent nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, duke kërkuar që të hetohet menjëherë se kush qëndron pas këtij veprimi dhe cili ka qenë motivi.

Por, çka ndodhi në të vërtetë dhe kush fshihet pas kësaj?

Rexhepi: Është e qartë se forca të caktuara duan ta paraqesin Kosovën si të paaftë për të menaxhuar projektet e veta publike

Ish-hetuesi, Agim Rexhepi, thekson se lëshimi i papritur i ujit nga Ujmani, që shkaktoi dëme në urën për këmbësorë mbi Ibër, nuk është rastësi, por veprim i qëllimshëm për të krijuar tension.

Image

Agim Rexhepi

Ai kritikon punëkryesin Jahir Nimani për mungesë përgatitjeje dhe masash mbrojtëse në një zonë politikisht të ndjeshme.

“Incidenti i ndodhur në vendpunishten e urës për këmbësorë mbi lumin Ibër, pas lëshimit të papritur të ujit nga Liqeni i Ujmanit, nuk është një rast i zakonshëm. Sasia e madhe e ujit e lëshuar papritur dhe dëmet e shkaktuara në projektin që simbolizon bashkimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, mbartin shenja të qarta të një ndërhyrjeje të qëllimshme, të planifikuar për të krijuar pasiguri dhe tension në një zonë tejet të ndjeshme politikisht.

Në këtë rast, është me rëndësi të theksohet se punëkryesi i projektit, z. Jahir Nimani, duhej të kishte qenë më i përgatitur dhe më i kujdesshëm për rreziqe të tilla. Duke qenë se projekti po zhvillohet në një zonë të njohur për tensione të vazhdueshme dhe ndërhyrje të mundshme politike apo teknike, ai dhe ekipi i tij është dashur të kenë masa mbrojtëse dhe plane emergjente për situata të tilla. Lëshimi i ujit nga Ujmani nuk është diçka që ndodh rastësisht, prandaj mbikëqyrja teknike dhe koordinimi me institucionet përgjegjëse duhet të ishin më të forta”, thotë ai për “Bota sot”.

Rexhepi kërkon hetim të plotë të incidentit, duke e cilësuar akt politik kundër qeverisë Kurti.

Ai thekson se forca të caktuara duan ta dëmtojnë imazhin e Kosovës, por qeveria do të vazhdojë me vendosmëri në forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e projekteve publike.

“Megjithatë, ky incident duhet parë si sinjal alarmi për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që të hetojnë me seriozitet motivet e vërteta dhe prapaskenat e këtij akti. Është e qartë se forca të caktuara duan ta paraqesin Kosovën si të paaftë për të menaxhuar projektet e veta publike, por qeveria e Albin Kurtit nuk do të lejojë që asnjë veprim i tillë të mbetet pa përgjegjësi.

Ky akt është një mesazh politik i drejtuar kundër qeverisë që po konsolidon sovranitetin dhe ligjshmërinë në veri të vendit. Puna e qeverisë Kurti për vendosjen e rendit dhe për kontroll të plotë institucional mbi çdo segment të territorit ka shqetësuar ata që kanë përfituar nga mungesa e ligjit.

Prandaj, përkundër këtij incidenti, Qeveria e Kosovës nën drejtimin e Albin Kurtit do të vazhdojë me vendosmëri rrugën e saj: të ndërtojë, të forcojë shtetin dhe të mbrojë çdo projekt që i shërben qytetarëve dhe unitetit të vendit. Askush nuk ka të drejtë të përdorë ujin e Kosovës për qëllime politike, dhe askush nuk do të mbetet pa u përballur me drejtësinë” – përfundon ai.

Bilalli: Mes aktiviteti subverziv dhe rastësisë?

Njohësi i politikave, Lutfi Bilalli, kërkon hetim të plotë për lëshimin e ujit nga Ujmani, duke mos përjashtuar mundësinë e një veprimi të qëllimshëm.

Ai përmend dy skenarë: një akt të planifikuar nga struktura subverzive në Beograd ose një gabim teknik, por thekson se vetëm hetimet profesionale mund të sqarojnë të vërtetën.

Image

Lutfi Bilalli

“Mbrëmë nga penda është lëshuar uji nga liqeni i Ujmanit, ku sasi e madhe e ujit ka shkuar mbi lumin Ibër, duke dëmtuar mjetet dhe vendpunishten ku po ndërtohet ura për këmbësor. Mendoj që organet e hetuesisë duhet të nderrmarrin hapat e nevojshëm për të hetuar se a ka pasur elemente subverzive dhe të qëllimshme që mund të ketë shkaktuar faktori njeri. Për shkak të ndjeshmërisë dhe ambient të pjesës veriore dhe vet pozicionit gjeografik të liqenit të Ujmanit por edhe të strukturës etnike në këtë pjesë të Kosovës, mund të kemi supozime dhe spekulime se ky veprim nuk mund të jetë i rastësishëm. Por e tëra kjo mbetet vetëm “spekulim” përderisa nuk fillon dhe përfundon një hetim profesional nga organet e prokurorisë. Po që se mbetemi në rrafshin “spekulativ” do ndajë dy mundësi:

1. Aktivitet mirë i planifikuar nga kuzhina subverzive që projektohen në Beograd

2. “Rastësi” dhe gabim “pa qëllim” i stafit teknik në Ujman?

Opsioni të tretë nuk ma ha mendja që do mund të ketë aq më tepër me kalkulime zgjedhore ngase një llogari e tillë nuk sjellë diçka të mirë për nevoja elektorale për askënd, përkundrazi!” – përmbyll ai për gazetën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trepca shkarkon baliqin 6907b354667c9
Lajmi i mëparshëm

Trepça shkarkon Baliqin

fnsh dhe policia zbarkojne ne vlore kontrolle blic pas ngjarjeve te fundit tragjike ne qytet 6907b4043e672
Lajmi i radhës

FNSH dhe policia “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle “blic” pas ngjarjeve të fundit tragjike në qytet

Të fundit nga

ShkoLartë