leonardo dicaprio reagon pas vdekjes se aktorit robert redford 68cac31280415

Leonardo DiCaprio reagon pas vdekjes së aktorit Robert Redford

September 17, 2025
1 minut lexim

Leonardo DiCaprio i bëri një dedikim kolegut të tij Robert Redford, i cili ndërroi jetë dje në moshën 89 vjeçare.

Gjatë jetës së tij, Redford themeloi organizatën joqeveritare “Sundance Institute” dhe përmes aktiviteteve të tij iu përkushtua qëllimeve mjedisore.

Në një postim në Instagram, DiCaprio tha: “Ai ishte një aktor i shkëlqyer, aktivist, ambientalist i apasionuar dhe kampion i arteve”.

“Angazhimi i tij për të mbrojtur planetin tonë dhe për të nxitur ndryshimin u shoqërua me një talent të jashtëzakonshëm. Ndikimi i tij do të mbetet për të gjitha brezat që do të vijnë”.

DiCaprio ka folur gjithashtu për Redford në premierën e filmit “One Battle After Another”.

“Ai ishte një udhëheqës besnik mjedisor dhe anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Burimeve Natyrore si unë, dhe luftoi për të drejtat e njerëzve. Sot humbëm një legjendë të madhe“, theksoi tutje.

Përveç kësaj, në vitin 2005, Redford dhe djali i tij James themeluan “Qendrën Redford”, një organizatë joqeveritare e fokusuar në prodhimin e filmave dhe ofrimin e mbështetjes për autorët që drejtojnë filma rreth ndryshimeve klimatike dhe mjedisit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me karroce floriri dhe roje nderi trump pritet si mbret ne britani 68cac102aa0a1
Lajmi i mëparshëm

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

vlen ekonomia e se ardhmes po ndertohet vizion i gjelber digjital dhe gjitheperfshires per qytetaret 68cac73bb8601
Lajmi i radhës

VLEN: Ekonomia e së ardhmes po ndërtohet, vizion i gjelbër, digjital dhe gjithëpërfshirës për qytetarët

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë