lendohet alpinisti ne malin pelister evakuohet me sukses pas intervenimit nga qmk dhe ekipet e shpetimit 687cf91511e19

Lëndohet alpinisti në malin Pelister, evakuohet me sukses pas intervenimit nga QMK dhe Ekipet e Shpëtimit

July 20, 2025
1 minut lexim

Ekipet e shpëtimit kanë kryer evakuim të suksesshëm të një alpinisti nga Maqedonia, i cili u lëndua mëngjesin e sotëm në malin Baba, në afërsi të majës së Pelisterit.

“Ne e realizuam operacionin e shpëtimit, pra evakuimin e alpinistit maqedonas të moshës së mesme, në bashkëpunim me ekipin tonë prej katër anëtarësh të trajnuar për shpëtimin e njerëzve në male dhe me mbështetjen e profesionistëve nga Institucioni Publik i Parkut Kombëtar “Pelister”, Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe nëpunës të policisë nga MPB. E lokalizuam alpinistin e lënduar pranë shkëmbit, në një terren jashtëzakonisht të vështirë. Operacioni zgjati më shumë se një orë dhe përfundoi me sukses, ndërsa alpinisti u transportua me helikopter në Manastir, dhe më pas në një institucion shëndetësor për ndihmë mjekësore”, tha Petar Nolev, udhëheqës i aksionit të shpëtimit.

Edhe nga QMK njoftojnë për rastin:

“Pas një denoncimi për një person të lënduar nga një qytetar përmes numrit të urgjencës 112, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) menjëherë kërkoi evakuim të organizuar me helikopter të një alpinisti nga Velesi, i cili kishte pësuar një lëndim në malin Pelister, afër Manastirit. Në orën 12:30 ndërhynë me sukses pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me helikopter dhe njësinë speciale “Tigër”. Personi i lënduar u evakuua dhe u transportua i sigurt deri te Stadiumi i Qytetit në Manastir, ku u mor nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë – Manastir dhe u dërgua në Spitalin Klinik të Manastirit, në Repartin e Ortopedisë. Gjatë gjithë aksionit, personi ishte i vetëdijshëm dhe në kontakt me shërbimet e shpëtimit”, thonë nga QMK.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nato duhet te pergatitet per lufte te dyfishte me rusine dhe kinen paralajmeron komandanti amerikan 687cf2c004e37
Lajmi i mëparshëm

“NATO duhet të përgatitet për luftë të dyfishtë me Rusinë dhe Kinën”, paralajmëron komandanti amerikan

gashi fton qytetaret te shmangin ekspozimin ne temperatura te larta 687cf98c64b6b
Lajmi i radhës

​Gashi fton qytetarët të shmangin ekspozimin në temperatura të larta

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë