lendimet nga mjetet piroteknike klinika plastike jep detaje 695bff2e9a8d3

Lëndimet nga mjetet piroteknike, Klinika Plastike jep detaje

January 5, 2026
1 minut lexim

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë festave të fundvitit, është trajtuar një numër i konsiderueshëm pacientësh të lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, kryesisht petardave.

Sipas një njoftimit të klinikës, pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë dhe adoleshentë.

“Rastet e trajtuara në këtë klinikë kanë qenë kryesisht lëndime të duarve, veçanërisht të gishtërinjve, të cilat në disa raste kanë përfunduar me amputime të pjesshme apo të plota, si dhe me dëmtime serioze funksionale të aparatit tendinoz (tendinave te gjishtrinjëve të duarve). Po ashtu, janë regjistruar edhe lëndime në regjionin e fytyrës, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar dhe mund të lënë pasoja estetike dhe funksionale afatgjata. Aktualisht, gjashtë pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për shkak të lëndimeve shumë të rënda të duarve, të cilat kërkojnë mjekim të mëtejmë dhe trajtim të specializuar. Këto lëndime shpesh shoqërohen me pasoja të përhershme funksionale dhe psikologjike, si dhe kërkojnë ndërhyrje të shumta kirurgjikale dhe rehabilitim afatgjatë”, thuhet në njoftim.

Klinika e Kirurgjisë Plastike u bën thirrje prindërve, kujdestarëve dhe institucioneve përkatëse që të rrisin kontrollin dhe ndërgjegjësimin lidhur me rreziqet e përdorimit të mjeteve piroteknike, veçanërisht nga fëmijët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kush eshte gjeli deshmitari qe mund te fundose maduron 695bfe446964f
Lajmi i mëparshëm

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

perde te gjata apo te shkurtra keshilla per zgjedhjen e perkryer per shtepine tuaj 695c00534481c
Lajmi i radhës

Perde të gjata apo të shkurtra, këshilla për zgjedhjen e përkryer për shtëpinë tuaj

Të fundit nga

ShkoLartë