lekundje termeti ne vlore sa ishte magnituda 68739a9877ffa

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

July 13, 2025
1 minut lexim

Një lëkundje tërmeti është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57 me orën lokale (09:57 UTC), me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët, por nuk ka pasur raporte për dëme materiale apo persona të lënduar.

Ky është një tërmet me magnitudë të ulët dhe nuk ka shkaktuar shqetësime të mëdha për sigurinë e qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk dy zjarre ende aktive kater nen kontroll 68738c1c4120c
Lajmi i mëparshëm

QMK: Dy zjarre ende aktive, katër nën kontroll

shkendija do te luaje per 2 milione euro ne ndeshjen e kthimit me tns 68739ad4b9b18
Lajmi i radhës

Shkendija do të luajë për 2 milionë euro në ndeshjen e kthimit me TNS!

Të fundit nga

ShkoLartë