lejuan ndertimin pa leje te 3 objekteve ne sauk pranga 5 inspektoreve te imt 690b2114780d1

Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT

November 5, 2025
min lexim

Pesë inspektorë të IMT Tiranë kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk. Në operacionin policor “Wrong Project” u ndaluan inspektorët Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi,



Policia njofton se një tjetër inspektor është nën hetim, ndërsa 3 inspektorë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu në pranga përfunduan edhe drejtuesja teknike Bianka Xhumari dhe inxhinieri i subjektit Ritvan Gjikolaj, për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet, si dhe u shpallën në kërkim dy bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe arkitektja në këtë subjekt.

Njoftim i Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ërong Project”, si rezultat i aksionit policor me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.

Duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk, vihen në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë dhe në hetim 1 tjetër. Shpallen në kërkim 3 shtetas me të njëjtën detyrë.

Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Ërong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk.

Për këto raste:

-u ndaluan me iniciativë shtetasit Gj. M., 38 vjeç, K. R., 48 vjeç, A. D., 35 vjeç, O. C., 41 vjeç dhe E. D., 32 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. D., 35 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç, të gjithë me detyrën Inspektor i IMT Tiranë, pasi dyshohet se me mosveprimet/veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-u ndaluan shtetasit B. Xh., 35 vjeçe dhe R. Gj., 36 vjeç, me detyra përkatëse drejtuese teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 55 vjeçe dhe S. S., 67 vjeç, bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe shtetasja E. Sh.(Ç.), 45 vjeçe, arkitekte në këtë subjekt. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të 14 shtetasve të implikuar në këtë rast.

Ndërkaq, kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

analiza nga cnn cfare do te ndodhe me nju jorkun pas fitores se mamdanit 690b1e086c4c8
Lajmi i mëparshëm

Analiza nga CNN: Çfarë do të ndodhë me Nju Jorkun pas fitores së Mamdanit?

zohran mamdani zgjidhet kryebashkiak i nju jorkut i pari mysliman ne histori 690b2242db7a9
Lajmi i radhës

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

Të fundit nga

ShkoLartë