lehtesim per studentet mund te regjistrojne semestrin online 68bb1e71f0970

Lehtësim për studentët, mund të regjistrojnë semestrin online

September 5, 2025
1 minut lexim

Studentët e ciklit të parë të studimeve kanë mundësinë të plotësojnë online formularin për regjistrimin e semestrit. Formulari është i disponueshëm në Portalin Kombëtar për e-shërbime www.uslugi.gov.mk. Me këtë mjet digjital, studentët dhe universitetet kursejnë kohë dhe shpenzime, ndërsa Instituti Shtetëror i Statistikave merr të dhëna të sakta dhe të përditësuara statistike nga fusha e arsimit të lartë.

“Ky shërbim është i destinuar për të gjithë studentët dhe institucionet e arsimit të lartë, me qëllim që të thjeshtësohet, përshpejtohet dhe digjitalizohet procesi i dorëzimit dhe përpunimit të të dhënave. Në vend të procedurave të gjata dhe dokumenteve në letër, tani formulari mund të plotësohet dhe dërgohet plotësisht online – shpejt, në mënyrë efikase dhe pa barriera administrative.”, – deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Në koordinim me Institutin Shtetëror të Statistikave, në periudhën e ardhshme planifikohet që të gjithë shërbimet e lidhura me studimin të integrohen dhe të jenë të disponueshme përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime.

“Çdo student mund ta plotësojë formularin në mënyrë të shpejtë, të thjeshtë dhe të lehtë, pas së cilës do të marrë një konfirmim për plotësimin e suksesshëm të formularit, i cili më pas elektronikisht duhet të dorëzohet tek Departamenti i Çështjeve Studentore. Në këtë mënyrë sigurohet një plotësim më i thjeshtë i formularëve statistikore, rritje e efikasitetit të proceseve statistikore dhe prodhim i të dhënave statistikore të cilësisë së lartë në kohë, me kosto më të ulëta si për studentët, ashtu edhe për Statistikat.”, – theksoi drejtori i Institutit Shtetëror të Statistikave, Dejan Stankov.

Kjo iniciativë është pjesë e strategjisë më të gjerë të Qeverisë për digjitalizimin e plotë të shërbimeve publike, duke mundësuar një sektor publik më të shpejtë, më transparent dhe më të aksesueshëm për të gjithë qytetarët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zevendes sekretarja e pergjithshme e nato s radmilla shekerinska do ta vizitoje bullgarine 68bb1dd203cb0
Lajmi i mëparshëm

 Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, do ta vizitojë Bullgarinë

vizita e kreut te spak ne shba sqarimi i plote i dash dumani nje nga njerezit me te besueshem ja mesazhi qe i dhame 68bb1fd4725d9
Lajmi i radhës

Vizita e kreut të SPAK në SHBA, sqarimi i plotë i DASH: Dumani një nga njerëzit më të besueshëm! Ja mesazhi që i dhamë

Të fundit nga

ShkoLartë