lefter koka le perkohesisht qeline i miratohen 8 ore leje 68947a3817fc9

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje

August 7, 2025
1 minut lexim

Ish-ministrit Lefter Koka i është miratuar leje e kufizuar për t’u liruar nga qelia ditën e sotme nga ora 11:00 deri në orën 17:00.



Kjo leje është firmosur nga Ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit.

Sipas tvklan, mësohet se shkak për lejen e kufizuar është arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë. Mësohet se ai është shoqëruar nga forca të shumta policore.

Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mbahet në qeli prej dhjetorit të vitit 2021 për çështjen e inceneratorëve.

Ai u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Elbasanit.

Ndërsa për atë të Tiranës ai është dënuar me 2 vite heqje lirie.

Sa i përket inceneratorit të Fierit, ku Koka akuzohet sërish, çështja është në rigjykim.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritje page 20 perqind per mbi 1mije punonjes te institucioneve sociale publike 6894789376309
Lajmi i mëparshëm

Rritje page 20 përqind, për mbi 1mijë punonjës të institucioneve sociale publike

zelensky kerkon takim balle per balle me putinin per ti dhene fund luftes 68947b6417cc0
Lajmi i radhës

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë