ledion lico gati per nisjen e big brother albania faleminderit qe na pritet 6946e851ada09

Ledion Liço gati për nisjen e Big Brother Albania: Faleminderit që na pritët!

December 20, 2025
1 minut lexim

Ledion Liço, moderatori i mirënjohur i Big Brother VIP Albania, ka ndarë me ndjekësit e tij një postim që ka rritur edhe më shumë pritshmëritë për nisjen e edicionit të pestë të formatit më të ndjekur televiziv në vend.

Postimi vjen në kuadër të përgatitjeve të fundit, duke sinjalizuar se gjithçka është gati për startin e spektaklit.

Në imazhet e publikuar, Ledioni shihet në skenë, i veshur thjesht dhe në mënyrë të rehatshme, teksa bën prova dhe përgatitje teknike për moderimin.

Atmosfera në prapaskenë reflekton intensitetin e ditëve të fundit para nisjes së spektaklit, ku çdo detaj po finalizohet.

Në përshkrimin e postimit, moderatori ka shkruar: “Siç do thosh Maria, It’s tiiiime! Faleminderit që na pritët”, një fjali që u prit me entuziazëm nga publiku dhe fansat e formatit, të cilët mezi po presin hapjen zyrtare të shtëpisë së famshme.

Ledion Liço ka qenë gjithmonë një nga figurat më të pëlqyera nga publiku, falë stilit të tij të natyrshëm, profesionalizmit dhe aftësisë për të menaxhuar me elegancë momentet dinamike të spektaklit.

Ndaj, fansat nuk kanë asnjë dyshim se edhe këtë herë ai do të shkëlqejë në rolin e moderatorit, duke i dhënë edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania energjinë dhe ritmin që pritet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jordania konfirmon pjesemarrjen ne sulmet ajrore te shba ne siri 6946e6427d753
Lajmi i mëparshëm

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

foltorja 2 ne kurbin berisha drejtuar skandalit te akshi it agjencite shteterore i marrin peng njerezit per tu terhequr tenderat 6946faf51c6ca
Lajmi i radhës

“Foltorja 2” në Kurbin/ Berisha drejtuar skandalit të AKSHI-it: Agjencitë shtetërore i marrin peng njerëzit për t’u tërhequr tenderat

Të fundit nga

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e të hënës në Tiranë. Që pas përfundimit të protestës, policia
ShkoLartë