le point dua lipa arma diplomatike pop qe ndricon kosoven 6891f69abcac7

Le Point: Dua Lipa, arma diplomatike pop që ndriçon Kosovën

August 5, 2025
1 minut lexim

Revista e njohur franceze, Le Point, i ka kushtuar një artikull të gjatë dhe të detajuar Dua Lipës, duke e cilësuar atë si armën diplomatike të popit që e bën Kosovën të shkëlqejë.

Në këtë shkrim, Dua Lipa portretizohet si një prej figurave më të rëndësishme që po i jep zë dhe imazh pozitiv një vendi të vogël, ende pak të njohur në skenën ndërkombëtare, por me ambicie të mëdha kulturore dhe diplomatike.

Artikulli vjen pak ditë pas ngjarjes së rëndësishme në Prishtinë, ku Presidentja Vjosa Osmani e shpalli zyrtarisht Dua Lipën shtetase të Kosovës më 1 gusht 2025.

Le Point e quan këtë gjest “shumë simbolik” dhe një kurorëzim të lidhjes së fortë që artistja ka me vendin e origjinës së saj.

Presidentja Osmani u shpreh se Dua Lipa është një nga figurat më emblematike kulturore në historinë e vendit tonë, duke theksuar ndikimin e saj të madh në ndërtimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

Revista franceze e ndërlidh ndikimin e Dua Lipës me fuqinë e butë që Kosova po e zhvillon përmes kulturës dhe diasporës.

Në artikull citohet edhe muzikanti kosovar Genc Salihu, i cili e krahason këngëtaren me një prokurore të përgjithshme në luftën për emancipim kulturor dhe shoqëror.

Le Point sjell në vëmendje rrugëtimin personal të artistes nga Londra në Prishtinë dhe anasjelltas, duke nënvizuar se qëndrimi i saj katërvjeçar në kryeqytetin e Kosovës e ka formësuar emocionalisht dhe artistikisht.

Shtimi i shtetësisë së Kosovës vjen pas asaj shqiptare, të cilën ajo e mori në vitin 2022, duke e lidhur edhe më ngushtë identitetin e saj me rrënjët e prejardhjes.

Revista franceze thekson se, në një vend që vazhdon të jetë i kontestuar ndërkombëtarisht dhe që përballet me sfida ekonomike e diplomatike, emri i Dua Lipës mbetet një dritare e fuqishme që lidh Kosovën me botën.

Me miliona ndjekës në rrjete sociale dhe një karrierë të jashtëzakonshme në industrinë globale të muzikës, ajo është bërë ambasadorja e padiskutueshme kulturore e Kosovës dhe një zë i gjeneratës së re që kërkon ndryshim dhe afirmim në arenën ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komuna e ferizajt del ne terren per te pare nga afer demet qe pesuan fermeret nga bresheri 6891f56ea3134
Lajmi i mëparshëm

Komuna e Ferizajt del në terren për të parë nga afër dëmet që pësuan fermerët nga breshëri

vlen 47 5 milione euro per ndertimin e spitalit te kercoves 77 5 milione euro per spitalin e tetoves 6891fa97b1b93
Lajmi i radhës

VLEN: 47.5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Kërçovës, 77.5 milionë euro për spitalin e Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë