ldk se permend aktgjykimin e speciales ne njoftimin per takimin me hargreaves ambasadori e ve ne plan te pare 6ab3d8d3c24be

​LDK s’e përmend aktgjykimin e Speciales në njoftimin për takimin me Hargreaves, ambasadori e vë në plan të parë

September 23, 2026
1 minut lexim

Ambasadori britanik. Jonathan Hargreaves ka qëndruar sot në LDK, ku është takuar me lidershipin e kësaj partie.

Në një njoftim që ka bërë pas këtij takimi, ai ka vënë theksin te fakti se me kryetarin Lumir Abdixhiku foli për vendimin e javës së kaluar të Gjykatës Speciale.

“Diskutuam për rëndësinë e vazhdueshme të reagimeve të qeta dhe dinjitoze ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, shkroi ai në fjalinë e dytë të statusit të tij.

LDK ndërkaq, nuk e përmendi në asnjë vend të kumtesës së saj vendimin dënues të Speciales për katër ish komandantët e UCK-së, të cilët bashkërisht u dënuan me 81 vjet. Në njoftim përmendet termi “zhvillime aktuale politike në vend”.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në fjalinë e dytë të kumtesës së LDK-së.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e LDK-së ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike”, vazhdohet në të tretën.

Se u fol edhe për funksionim institucioneve e konfirmoi edhe Hargreaves.

“Theksuam gjithashtu nevojën për ta përmbyllur sa më shpejt formimin e institucioneve, në mënyrë që Kosova të përqendrohet në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të saj dhe në avancimin e objektivave tona të përbashkëta ndërkombëtare”, thuhet në pjesën e fundit të statusit të tij.

E në fund të njoftimit të LDK-së thuhet se kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të fuqishëm ndërmjet dy vendeve dhe të bashkëpunimit të ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vendimi i hages per ish kreret e uck se shasivari respektimi i vendimit nuk do te thote pajtim per vendimin 6ab3c2509896f
Lajmi i mëparshëm

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Shasivari: Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin

gjkko urdheron spak te regjistroje procedim penal dhe te kryeje hetime mbi pretendimet e banoreve te rrjollit 6ab3d9508100b
Lajmi i radhës

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e banorëve të Rrjollit

Të fundit nga

ShkoLartë