ldk ofron per bizneset ne malisheve heqjen e taksave komunale qe ne vitin e pare te mandatit 68c9fd1a3cf41

LDK ofron për bizneset në Malishevë heqjen e taksave komunale që në vitin e parë të mandatit

September 17, 2025
1 minut lexim

Kandidati i LDK-së për Malishevën ka treguar mbi planprogramin e këtij subjekti për këtë komunë me prioritet sektorin e ekonomisë.

Fatmir Ademaj, u shpreh se LDK për këtë komunë ka paraparë një subvencion start up për bizneset e reja me vlerë 200 mijë euro në vit, transmeton klankosova.tv.

”LDK ka paraparë pikësëpari, që fillimisht të bëjë subvencionimin e bizneseve të reja start up me vlerë 200 mijë euro në vit”.

”Në aspektin e bizneseve LDK ka vlerësu që unë si kandidat, që në vitin e parë të heq taksat komunale për shkak se janë mjete të vogla që akumulojnë dhe nuk ndikojnë në të hyrat e shumta për implikimin e buxhetit dhe duke pasur që komuna e Malishevës ka përjetuar momentalisht nga punimet që janë bërë në Malishevë bizneset edhe shpesh herë kanë qenë të mbyllura”.

”Gjithashtu LDK ka paraparë që në programin e saj që të krijohet një ndërmarrje publike që rigjeneron të hyra përmes shërbimeve që akumulohen, duke hequr barrë komunës duke mos shpallur përmes procedurave të prokurimit por t’i bëjë shumë shërbime, qoftë të varrimit, qoftë mirëmbajtje të parqeve, qoftë shërbime të tjera që mund të futen në këtë fushë, ku kjo kategori ndër tjera në vete përmban dhe rigjeneron vende të reja të punës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmet ukrainase detyrojne ruset te reduktojne prodhimin e naftes 68c9f63d3c5c9
Lajmi i mëparshëm

Sulmet ukrainase detyrojnë rusët të reduktojnë prodhimin e naftës

bllokohet zhelina qytetaret te reshtuar pas blerim sejdiut 68ca08379b32c
Lajmi i radhës

Bllokohet Zhelina, qytetarët të reshtuar pas Blerim Sejdiut

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë