ldk nuk e voton buxhetin per vitin 2026 699843375a578

​LDK nuk e voton buxhetin për vitin 2026

February 20, 2026
1 minut lexim

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, në seancën për buxhetin e vitit 2026-të tha se nuk kanë votë “për” pasi që në komisionin për buxhet të një dite më parë nuk u morën parasysh 21 amendamentet e propozuara nga ta.

Grupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka paraqitur 21 amandamente për projektin e ligjit për buxhet 2026 dhe nga këto 21 amandamente nuk kanë kaluar përmes komisioneve dhe gjithësisht Komisionit për Buxhet.

Andaj me këtë rast ne ju bëjmë thirrje që t’i vëni amandamentet tona në votim në Kuvend, meqë besojmë thellësisht që amandamentet tona adresohen probleme reale të qytetarëve,  kanë të bëjnë me arsimin, me shëndetësinë, me investime kapitale, kanë të bëjnë me rrjetet e digjitalizimit dhe të energjisë, andaj ju bëjmë thirrje që t’i vëni në votim në këtë Kuvend.

Përndryshe buxhetin nuk e votojmë si të tillë, nuk e përkrahim“, tha Lushaku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bylykbashi denoncon nga viena korrupsioni dhe kapja e drejtesise po rrezikojne demokracine ne shqiperi 699843148f8e8
Lajmi i mëparshëm

Bylykbashi denoncon nga Viena: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po rrezikojnë demokracinë në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë