ldk ne malisheve premton uje te pijshem energji dhe investime ne bujqesi 68d191ae7134c

LDK në Malishevë premton ujë të pijshëm, energji dhe investime në bujqësi

September 22, 2025
1 minut lexim

LDK ka hapur fushatën në Malishevë, ku kryetari Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryetar, Fatmir Ademaj, premtuan ujë të pijshëm, furnizim të qëndrueshëm me energji dhe investime në bujqësi, arsim dhe shëndetësi.

“Malisheva nuk është një qytet i zakonshëm – ajo është zemra punëtore e Kosovës. Në këtë qytet të punës, të bujqësisë dhe të mundit, Lidhja Demokratike e Kosovës premton të jetë gjithmonë pranë qytetarëve”. Kështu deklaroi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë tubimit në Malishevë.

“Ne do ta sjellim këtë më shumë në bujqësi. Fermerët e Malishevës nuk do të jenë më të harruar. Ata do të kenë mbështetje të drejtë, të barabartë e të ndershme. Do të kenë përkrahje të vazhdueshme, me përgjegjësi dhe vizion. Ne do të sjellim zhvillim edhe në infrastrukturë. Ky qytet nuk mund të mbetet pa rrugë moderne, pa shërbime publike të rregullta, pa kushte të denja për qytetarët. Sepse qytetarët e Malishevës nuk kërkojnë lëmoshë – ata kërkojnë vetëm atë që u takon: kushte normale, jetesë moderne dhe shërbime që i meritojnë. Dhe kjo do të vijë me LDK-në,” theksoi Abdixhiku.

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e LDK-së, Fatmir Ademaj, prezantoi prioritetet e tij për komunën.

“Malisheva ka dy probleme kryesore dhe unë do të angazhohem t’i zgjidh. Mungesa e ujit të pijshëm dhe furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike do të trajtohen me një plan konkret. Po ashtu do të investojmë në arsim dhe shëndetësi,” tha ai.

Ademaj premtoi gjithashtu bursa për studentët, zhvillim ekonomik si dhe heqje të taksave për bizneset.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gaza shba pritet te vendose sanksione ndaj gjykates nderkombetare penale 68d190cf6020a
Lajmi i mëparshëm

Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

kush jane otrovertet dhe pse jane kaq te vecante 68d192d3b8346
Lajmi i radhës

Kush janë otrovertët dhe pse janë kaq të veçantë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë