ldk ben homazhe te varri i ish kryetarit te istogut haki rugova 69aeb0f548040

LDK bën homazhe te varri i ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova

March 9, 2026
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati bashkë me struktura të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe familjarë, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të komunës së Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, në 4-vjetorin e vdekjes së tij.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK, thuhet se sot kujtohet një personalitet dhe veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, “njeriu që ishte shembull i përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës, nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova”.

“Angazhimi i tij ishte i pandalshëm në proceset e vështira të Kosovës. Ai për më shumë se tre dekada qëndroi i palëkundur në veprimtarinë e tij atdhetare e politike.

Prandaj si i tillë, mbetet dhe kujtohet gjithmonë si model i njeriut të urtë e punëtor, i afërt dhe bashkëpunues. Lavdi jetës dhe veprës së Haki Rugovës. I përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

emerohet zevendesdrejtor i byrose kombetare te hetimit kush eshte mentor cuku 69aeb0cc980e8
Lajmi i mëparshëm

Emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është Mentor Cuku

numri i femijeve te prekur nga viruset mbetet i larte vetem gjate fundjaves jane realizuar rreth 100 kontrolle 69aed57ea0092
Lajmi i radhës

Numri i fëmijëve të prekur nga viruset mbetet i lartë, vetëm gjatë fundjavës janë realizuar rreth 100 kontrolle

Të fundit nga

Kush do të jetë anëtarët e rinj të KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse thonë se procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra. Sfida të
ShkoLartë