ld e trajanovit mjaft me deklarata dhe rezoluta askush nuk i shqyrton ose lexon ato 68d73dd699988

LD e Trajanovit: Mjaft me deklarata dhe rezoluta, askush nuk i shqyrton ose lexon ato

September 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 shtator – Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit kërkon që të ndalojmë së miratuari rezoluta dhe deklarata që nuk janë detyruese për askënd dhe që askush nuk i shqyrton ose nuk i lexon.

“Lidhja Demokratike propozon që Kuvendi i Maqedonisë t’i drejtohet Këshillit të Bashkimit Evropian me kërkesat e mëposhtme: Këshilli i Bashkimit Evropian të miratojë përfundimet e mëposhtme:

Së pari, pas pranimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, gjuha maqedonase duhet të jetë gjuhë zyrtare.

Së dyti, çështjet historike, të identitetit dhe të gjuhës nuk duhet të jenë bazë për bllokimin e proceseve të integrimit evropian.

Së treti, të detyrohet Bullgaria të zbatojë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, të cilat do t’u mundësojnë maqedonasve në Bullgari të bashkohen për afirmimin e veçantive të tyre që lidhen me gjuhën, kulturën, historinë etj.

Në këtë mënyrë, do të demonstrohet uniteti kombëtar dhe do të provokohet një reagim nga BE-ja. Ne propozojmë veprime konkrete, jo rezoluta apo deklarata që përdoren për grindje të përditshme politike, manipulim dhe marketing politik”, thonë nga LD.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia blindon vloren detajet e para 68d723b729e9a
Lajmi i mëparshëm

Policia blindon Vlorën, detajet e para

vritet me arme zjarri nje shtetas italian ne tepelene detajet nga ngjarja e rende 68d7781584e4f
Lajmi i radhës

Vritet me armë zjarri një shtetas italian në Tepelenë! Detajet nga ngjarja e rëndë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë