2
Shkup, 13 gusht – Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari gjatë ditës së djeshme ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zv.kryeministrit Izet Mexhiti, i cili është kandidat i VLEN-it për kryetar të Çairit, për të cilin kanë thënë se “në përpjekje për të mbuluar aferat dhe shkatërrimin urbanistik të Çairit, ka shpërndarë shifra të pasakta dhe të manipuluara lidhur me Gostivarin”.
Por nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit për Zhurnal thonë se këto akuza të Taravarit duket se janë “pa kripë e pa karar”, kur kihet parasysh situata me numrin e madh të objekteve të egra në Gostivar, e që fatkeqësisht Taravari nuk i përmend askund.
Nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit , pyet publikisht Arben Taravarin:
- A duhet t’i vij turp ASH-së dhe Arben Taravarit që të kritikon Izet Mexhitin, personin që e dërgoi zullumin në opozitë ?
- Çfarë është më turp, t’i kërkosh llogari Izet Mexhitit, apo t’i bashkohesh zullumit të cilin deri dje vet e ke kritikuar dhe i ke quajtur të sëmurë mentalisht, ndërsa sot je krah për krah në safin e parë me ata bashkë !
- A ka ASH-ja një kauzë si parti politike? Sepse ke mbetur herë këtej e herë andej, pra vetëm aty ku ka interes, aty je në safin e parë !
- A ishte afera “Gjoka Construction” arsyeja e vetme për lëvizjet e “liderit” Arben Taravari nga një krah në tjetrin !
Prandaj, të paktën ASH-së, që s’ka ende asnjë princip dhe konzistencë politike i takon për të bërë kritika ndaj Izet Mexhitit si dhe në tërësi VLEN-it ! - Kur Arben Taravari e kritikon Izet Mexhitin duke thënë se “Izeti është në panik, shpif për qytetet shqiptare – Izet kush do t’ua paguajë dëmin prej 225 milionë banorëve të Çairit? Tani kënd po e kritikon Arben Taravari Izet Mexhitin apo ka kritikuar tanimë më bashkë-veprimtarët e tij në BDI ?
“U tha qartë ditë më parë nga Izet Mexhiti, se ata që kanë bërë objekte pa leje janë të gjithë në BDI. Të gjithë sot janë ata që shtirren se do të luftojnë për rregull, por deri dje ishin ata që ndërtonin vend e pa vend dhe e bënë kaosin në të cilin sot vet ngulfaten. Janë pikërisht sot ata që janë përkrah kandidatit të BDI-së në Çair, ata që ndërtuan shpija e godina pa pyetur askënd, me amin të BDI-së e tani shiten si “engjuj pa mëkate”.
Andaj, Arben Taravari fillimisht të pastrojë oborrin e vet në Gostivar dhe t’i shohë “pisllëqet” e bashkëpartiakëve të tij në BDI dhe pastaj të flasë për shpifje e moral.”, theksojnë nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit për Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk


