lavrov trupat evropiane ne ukraine krejt te papranueshme 68a81fb6775c3

Lavrov: Trupat evropiane në Ukrainë krejt të papranueshme

August 22, 2025
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë si “krejtësisht të papranueshme”. Lidhur me garancitë e mundshme të sigurisë që duan të oftojnë shtetet evropiane për Ukrainën, Lavrov u shpreh për “ndërhyrje të huaj në pjesë të Ukrainës”. Agjencia e lajmeve AFP njofton se gjatë një vizite të homologut të tij indian në Moskë Lavrovi kishte thënë se kjo do të ishte “krejtësisht e papranueshme” për Rusinë. Lavrovi këmbënguli që ditën e mërkurë (20.08,) për pjesëmarrjen e Rusisë në bisedimet mbi garancitë e sigurisë. Kremlini mbështet “garanci të besueshme sigurie” për Ukrainën, theksoi Lavrov. Megjithatë bisedimet mbi çështjet e sigurisë pa Rusinë nuk çojnë “askund”.

Rusia synon të zgjerojë mburojën e saj të mbrojtjes bërthamore

Rusia dëshiron të zgjerojë sistemin e saj mburojë kundër armëve bërthamore. Arsyeja për këtë janë “kërcënimet kolosale” ndaj fuqisë më të madhe bërthamore në botë, tha Aleksei Likhahev, drejtuesi i agjencisë shtetërore bërthamore të Rusisë Rosatom. “Mburoja bërthamore, e cila është gjithashtu një shpatë, është garanci e sovranitetit tonë”, tha Likhahev. “Ne e kuptojmë sot se në vitet e ardhshme mburoja bërthamore duhet vetëm të përmirësohet.”

Zelenski aludon për më shumë kundërsulme

Sipas Presidentit Volodymyr Zelenski Ukraina duhet të heqë dorë nga mbrojtja e vazhdueshme kundër sulmeve ruse dhe të kalojë vetë në ofensivë. “Kjo luftë duhet të përfundojë; ne duhet të ushtrojmë presion ndaj Rusisë”, tha ai në video-mesazhin e mbrëmjes (21.08.). Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk kupton “asgjë tjetër përveç pushtetit dhe presionit”. Ushtria ukrainase do të vazhdojë ta mbrojë vendin dhe popullin e saj./DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u konfliktua me fqinjin dhe i vuri flaken tokes me ullinj arrestohet 43 vjecari ne selenice 68a81f43deda9
Lajmi i mëparshëm

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

analiza e dw a mund te mbeshtetet be tek shba pas samitit ne uashington 68a8216a24d91
Lajmi i radhës

Analiza e DW: A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

Të fundit nga

ShkoLartë