lavdi deshmoreve te atdheut rama homazhe ne nder te tyre te pranishem begaj dhe ministra 692abfe479131

“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut”/ Rama homazhe në nder të tyre, të pranishëm Begaj dhe ministra

November 29, 2025
1 minut lexim

Shqiptarët përkujtojnë sot 81-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, një ditë e shënuar kombëtare që nderon sakrificën, qëndresën dhe heroizmin e mijëra të rinjve e të rejave që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në organizimin zyrtar në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, por jo vetëm.

Të pranishëm që nderuan dëshmorët ishin edhe presidenti Bajram Begaj dhe ministra të tjerë.

Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul me respekt përpara kujtimit të të rënëve, duke nderuar sakrificën e tyre sublime në emër të lirisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Ishte Begaj ai i cili nderoi i pari dëshmorët, teksa më pas vijoi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministrin Rama dhe ministra të tjerë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet e 28 dhjetorit nis afati per nderrimin e qendres se votimit brenda komunes 692abf41e611c
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

abuzime te tmerrshme fizike dhe psikologjike rel sjell deshmi ushtareve ukrainas u fanitet tmerri i nje burgu rus 692ac057106a0
Lajmi i radhës

Abuzime të tmerrshme fizike dhe psikologjike, REL sjell dëshmi: Ushtarëve ukrainas u fanitet tmerri i një burgu rus

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë