lauka edi rama i pari qe i vendosi sanksione kosoves 68f16600f29dc

Lauka: Edi Rama i pari që i vendosi sanksione Kosovës

October 16, 2025
1 minut lexim

Diplomati shqiptar, Islam Lauka duke folur për raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, të cila nuk janë të duhura sidomos raportet ndërmjet dy kryeministrave, ka thënë se fajtor kryesor është Edi Rama.

Ai ka thënë se kryeministri i Shqipërisë është më me përvojë por dhe më i fuqishëm për shtetin që përfaqëson dhe do duhej të ishte më i mirëkuptueshëm ndaj hallave që ka Kosova dhe kryeministri i saj Albin Kurti.

“Në raportin Shqipëri – Kosovë, përgjegjësi kryesor është Edi Rama, sepse është i madhi edhe në moshë e ka edhe përvojën. Tash është në mandatin e katërt. Edi Rama për shkak të përvojës së tij, por edhe pse është më i madh edhe më i fortë, ai do duhej të ishte treguar shumë më i mirëkuptushëm ndaj halleve të Kosovës dhe Albin Kurtit”, ka thënë Lauka.

Ai duke kujtuar anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive e cila ishte planifikuar të mbahet më 13 qershor të vitit 2023 në Gjakovë, ka thënë se Rama ishte i pari që i vendosi sanksione Kosovës.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë për të fituar kredibilitet te Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky është i pari që i ka vu sanksione Kosovës, para BE-së. Për të fituar kredibiltet vet në BE dhe Amerikë… Nuk i tha BE anuloje mbledhjen, por e anuloi ky. Ky ishte sanksioni i parë. Për mua janë të pa tolerueshme qëndrimet e tij ndaj Kosovës, qasjes së tij ndaj Kosovës dhe Albin Kurtin”, ka thënë ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

Edi Rama në atë kohë kishte anuluar një anshëm mbledhjen e përbashkët me arsyetimin se nuk ishte koha e duhur pasi në atë periudhë në pjesën veriore të Kosovës kishte trazira të nxituara nga grupe serbe.

Që nga ajo kohë, nuk është mbajtur asnjë mbledhje e përbashkët e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për shkak të situatës në veri, Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndaj Kosovës, të cilat ende nuk janë hequr.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alphonso davies prane rikthimit 68f165f4df90f
Lajmi i mëparshëm

Alphonso Davies pranë rikthimit

turqia planifikon burg per promovimin e lgbtqi dhe kufizime ne ricaktimin e gjinise 68f167134a374
Lajmi i radhës

Turqia planifikon burg për promovimin e LGBTQI+ dhe kufizime në ricaktimin e gjinisë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë