IMG 5978
Screenshot

Latifi rendit dështimet 20-vjeçare të BDI-së: “Marre të thuash se Marrëveshja e Ohrit është realizuar”

June 26, 2025
1 minut lexim

Drejtori i ndërmarrjes shtetërore MEPSO, Burim Latifi, ka publikuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku ka listuar një sërë dështimesh të trashëguara nga qeverisja 20-vjeçare e BDI-së. Ai kritikon ashpër mungesën e zgjidhjeve për çështje kyçe për shqiptarët, të cilat, sipas tij, janë lënë pas dore ndër vite.

“Gjuha shqipe pa zgjidhje të mirëfilltë ligjore.
Përfaqësimi i drejtë me difekt në zbatim.
Decentralizimi dhe fuqizimi i komunave shqiptare i lënë në harresë.
Medreseja me zgjidhje të rrejshme të statusit.
Regjistrimi i popullsisë i kriminalizuar.
Universitetet me autonomi të abroguar dhe me kontroll partiak.
Procese, gjykime e dënime politike për shqiptarët.
Korrupsion i lartë dhe pasurim të zyrtarëve të lartë”, ka shkruar Latifi.

Në fund të reagimit, ai ironizon qëndrimin e përfaqësuesve të BDI-së ndër vite, të cilët sipas tij me mburrje deklaronin se “Marrëveshja e Ohrit është realizuar”, ndërkohë që realiteti ka qenë krejt ndryshe.

“Marre”, përfundon Latifi, duke shprehur indinjatën ndaj një qasjeje politike që, sipas tij, ka keqpërdorur besimin e qytetarëve për dy dekada me radhë.

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

RENT A CAR

IMG 5973
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Patriotët e BDI-së regjistruan vetëm 36 banorë në Gërçec, sa një klasë shkolle!

braktis bdi ne i bashkohet vlen it kryetari i deges se bdi se ne malesine e vrapcishtit 685db429b058f
Lajmi i radhës

Braktis BDI-në, i bashkohet VLEN-it kryetari i degës së BDI-së në malësinë e Vrapçishtit

Të fundit nga

ShkoLartë