BURIM LATIFI

Latifi: Koha po i jep të drejtë Izet Mexhitit, më i votuari i Kongresit të vërtetë të BDI-së

December 20, 2025
1 minut lexim

“Koha po dëshmon se Izet Mexhiti ishte figura më e votuar e asaj që konsiderohet si “Kongresi i Vërtetë” i BDI-së, i mbajtur në dhjetor të vitit 2009.” Kështu vlerëson drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Aksionare MEPSO dhe anëtar i lartë i koalicionit qeverisës VLEN, Burim Latifi, duke theksuar se sot në BDI pothuajse nuk ka mbetur asnjë nga emrat që dolën më të votuar në atë kongres.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Latifi rikujton se kongresi i 19 dhjetorit 2009 ishte i fundit me garë reale demokratike brenda BDI-së, ku delegatët votuan individualisht për secilin anëtar të Kryesisë Qendrore dhe në fund përzgjodhën 21 më të votuarit.

Sipas Latifit, pas atij viti baza e partisë nuk është pyetur më asnjëherë, ndërsa proceset e brendshme vendimmarrëse janë centralizuar në duart e një rrethi të ngushtë drejtuesish. Latifi gjithashtu vlerëson se kongreset e mëvonshme janë shndërruar në formalitete pa përmbajtje reale dhe pa votë të lirë.

Latifi shton se zhvillimet e sotme janë vetëm vazhdimësi e praktikave të vendosura pas vitit 2009, duke ngritur pyetjen se sa prej figurave më të votuara të atij kongresi vazhdojnë të jenë pjesë e BDI-së. Sipas tij, përgjigjja është e qartë, pothuajse asnjë, ndërsa koha, siç thotë ai, po i jep gjithnjë e më shumë të drejtë Izet Mexhitit dhe bashkëpunëtorëve të tij të atëhershëm.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lapaj shfaqet brenda komisariatit te policise pas protestes me proceduan penalisht 6947013215e18
Lajmi i mëparshëm

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

hamza ne peje rritje 50 e pagave e pensioneve ulje tatimesh dhe zhvillim 69470350e79b7
Lajmi i radhës

Hamza në Pejë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, ulje tatimesh dhe zhvillim

Të fundit nga

ShkoLartë