latifi fillon modernizimi i ts shkupi 2 pas 25 vitesh investim per siguri dhe stabilitet energjetik 685d51b87e211

Latifi: Fillon modernizimi i TS Shkupi 2 pas 25 vitesh, investim për siguri dhe stabilitet energjetik

June 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 qershor – Në TS Shkupi 2 po zhvillohen me intensitet punimet për zëvendësimin e pajisjeve të tensionit të lartë, si pjesë e strategjisë për modernizimin e rrjetit elektroenergjetik në vend.

Drejtori i përgjithshëm i Sh.A. MEPSO, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale bëri të ditur se sot po kryhet zëvendësimi i ndërprerësit të tretë në transformatorin T1, një hap i rëndësishëm drejt garantimit të një furnizimi më të sigurt dhe më stabil me energji elektrike për qytetin e Shkupit dhe rrethinën.
“Ky stacion nuk ka pasur një rikonstruim të rëndësishëm për më shumë se 25 vjet. Tani, me punë të përkushtuar dhe me fondet tona, po investojmë në rivitalizimin e tij të plotë”, theksoi drejtori i MEPSO-s.

Ai shtoi se ky projekt është dëshmi e angazhimit për një zhvillim të qëndrueshëm dhe një sistem energjetik të përgatitur për të përballuar sfidat e së ardhmes.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekretari amerikan i mbrojtjes pete hegseth trump arriti ate qe te tjeret vetem e premtuan irani u gjunjezua 685d4eace563b
Lajmi i mëparshëm

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth: Trump arriti atë që të tjerët vetëm e premtuan! Irani u gjunjëzua

imeri stafai bdi pranoi te zvogeloje shqiptaret ne regjistrim per hesapet e pushtetit 685d5320d011d
Lajmi i radhës

Imeri Stafai: BDI pranoi të zvogëlojë shqiptarët në regjistrim për hesapet e pushtetit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë