IMG 8113

Latifi: 42,3 milionë denarë për mbështetje të familjeve më të ndjeshme në pagesën e energjisë elektrike

August 4, 2025
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale kanë shpallur publikisht një program mbështetjeje financiare për familjet më të ndjeshme në vend.

Sipas drejtorit të ShA MEPSO, Burim Latifi, bëhet fjalë për një ndihmë në vlerë prej gjithsej 42,3 milionë denarësh, e cila do të ndahet për amvisëritë ku jetojnë persona me aftësi të rënda të kufizuara, persona plotësisht të verbër ose të shurdhër, si dhe përfitues të kompensimit të veçantë sipas Ligjit për Mbrojtje Sociale.

“Mbështetja do të jetë zbritje direkte prej 1.000 denarësh në muaj në faturën e energjisë elektrike, për një periudhë 12-mujore, me çka do t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë që kanë nevojën më të madhe”, ka theksuar Latifi.

Ai ka shtuar se ky hap paraqet shndërrimin e energjisë në një mjet të drejtësisë sociale dhe solidaritetit:
“Energjia nuk nënkupton vetëm shifra dhe megavatë, energjia është njerëzi, siguri dhe solidaritet”, ka deklaruar Latifi.

Afati për aplikim për këtë mbështetje është 30 ditë.

IMG 8112

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi ali ahmeti po kerkon kurban per tu kthyer ne pushtet 6891029ebb79d
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Ali Ahmeti po kërkon kurban për t’u kthyer në pushtet!

gramshi goditet nga stuhia e breshrit deme te medha ne bujqesi 68910c1a09ee1
Lajmi i radhës

Gramshi goditet nga stuhia e breshrit, dëme të mëdha në bujqësi

Të fundit nga

ShkoLartë