lasovska asnje tragjedi nuk do te mbetet pa pergjegjesi komisioni hetues do te tregoje ku ka deshtuar sistemi 6925067faf8c4

Lasovska: Asnjë tragjedi nuk do të mbetet pa përgjegjësi, Komisioni Hetues do të tregojë ku ka dështuar sistemi

November 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 nëntor – “Ne sot dolëm me një propozim, dhe nëse me të vërtetë duam që i gjithë opinioni ta zbardhë këtë rast, le ta nënshkruajnë të gjithë iniciativën tonë. Si njerëz të rritur dhe politikanë duhet ta mbajmë këtë Komision Hetues.”

Në emisionin “Samo Vistina” në televizionin Kanal 5 ishte e ftuar deputetja e VMRO‑DPMNE-së, Blagica Lasovska, e cila tha se me iniciativën për formimin e Komisionit Hetues do të përcaktohen të gjitha rrethanat e veprimit të institucioneve në tragjeditë dhe aksidentet e vendit – duke përfshirë tragjedinë e fundit në diskotekën Pulse, atë të Spitalit Modular në Tetovë, rastin e Durmo Tours dhe aksidentin e autobusit të Besa Trans.

“Sot dolëm me propozim dhe nëse me të vërtetë duam që i gjithë opinioni ta zbardhë këtë rast, le të nënshkruajnë iniciativën tonë. Si njerëz të rritur dhe politikanë duhet ta mbajmë këtë Komision Hetues, sepse publiku kërkon përgjigje për të gjitha këto raste – ku ka dështuar sistemi dhe kush është fajtor. Nuk është kurrë vonë t’i nxjerrim përgjigjet dhe përgjegjësinë,” tha Lasovska.

Deputetja theksoi se qëllimi nuk është politizimi i tragjedive, por gjetja e fajtorëve të vërtetë. Ajo shtoi se Kuvendi ka detyrim t’i sqarojë të gjitha paqartësitë, sepse publiku pret transparencë dhe përgjegjësi.

“Mendoj se ne si Kuvend duhet ta bëjmë këtë. Sot VMRO‑DPMNE, VLEN dhe ZNAM dolëm me konferencë për media. Nuk kemi asnjë qëllim të mbrojmë askënd për një tragjedi kaq të rëndë dhe një dhimbje kolektive. Nuk ka asnjë arsye të fshehim dikë – përkundrazi, përgjigjet duhet t’i shohë publiku. Nuk duhet ta lejojmë si shtet të mbeten pyetje pa përgjigje për ngjarje kaq të rënda. Duhet të jemi bashkë, të nxjerrim përfundime të përbashkëta dhe të nxjerrim në dritë të gjithë fajtorët,” tha Lasovska.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a perputhesh me personin qe ke qejf zbuloje permes ketyre shenjave 6924f5b25cec2
Lajmi i mëparshëm

A përputhesh me personin që ke qejf? Zbuloje përmes këtyre shenjave

keta banore iu bashkuan londrimit albes dhe benites vellai i madh e hapi televotimin 69254a120a505
Lajmi i radhës

Këta banorë iu bashkuan Londrimit, Albës dhe Benitës – Vëllai i Madh e hapi televotimin

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë