lashkoska realizojme projekte per zhvillim te qendrueshem gjitheperfshires dhe te ekuilibruar te vendit tone duke ndjekur nevojat e qytetareve 68920ddc0bc2b

Lashkoska: Realizojmë projekte për zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të ekuilibruar të vendit tonë, duke ndjekur nevojat e qytetarëve

August 5, 2025
min lexim

Shkup, 5 gusht- Realizojmë projekte për zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të ekuilibruar të vendit tonë, duke ndjekur nevojat e qytetarëve, deklaroi zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, e cila bashkë me kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, morën pjesë në fillimin zyrtar të aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë, kanalizimit fekal dhe të ujërave të shiut në Bllokun Urban 4.4 në Komunën e Gjevgjelisë.

Siç kumtuan pasdite nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, qëllimi i këtij projekti të rëndësishëm është të sigurojë ujë të pijshëm cilësor, të pranojë ujërat fekale nga ndërtesat në këtë pjesë të qytetit, si dhe pranimi i ujërave atmosferike.

Me zbatimin e tij, do të ofrohen shërbime më të mira komunale dhe do të përmirësohet cilësia e jetës së mbi 2,500 qytetarëve që jetojnë në këtë bllok urban në Komunën e Gjevgjelisë, si dhe do të mbrohet mjedisi dhe biodiversiteti.

“Mbrojtja dhe ruajtja e biodiversitetit të lumit Vardar përmes ndërtimit të një sistemi të kanalizimit fekal do të lejojë që ujërat e zeza të pastrohen në stacionin ekzistues dhe më pas të shkarkohen në ujërat e Vardarit, gjë që është me rëndësi të veçantë për cilësinë e ujërave të lumit, dhe nga ana tjetër, rrit rëndësinë e këtij projekti dhe ndërgjegjësimin për vlerën dhe kompleksitetin e mjedisit dhe aktivitetet e nevojshme që duhet të ndërmarrim për të mbrojtur dhe ruajtur ujërat e këtij lumi më të madh të Maqedonisë dhe biodiversitetin e tij”, thuhet në deklaratën me shkrim të Lashkoskas.

large

Sipas Lashkoskës, në të ardhmen, duhet që patjetër të punojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe përgjegjësinë e çdo qytetari, “sepse në fund të fundit, kujdesi për konsumin dhe trajtimin e ujit nuk është vetëm përgjegjësi e shtetit dhe institucioneve, ajo është përgjegjësi e secilit prej nesh, dhe ne duhet t’i përdorim këto burime të kufizuara natyrore në mënyrë të qëndrueshme”.

“Me realizimin e këtij dhe të gjitha projekteve tona, si Qeveri dhe Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të balancuar të vendit tonë, duke ndjekur nevojat e qytetarëve, ndërsa në të njëjtën kohë bëjmë një hap serioz përpara me të cilin së bashku përshpejtojmë ndryshimet drejt zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës dhe një standardi më të lartë jetese, në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët tanë”, theksoi zëvendësministrja Lashkoska.

Siç informojnë nga Ministria, vlera totale e projektit për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik është 48.233.215 denarë, ose 572.179 euro, mjete të siguruara nga Qeveria, përmes një kredie nga “Banka Evropiane e Investimeve”.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarm ne kine mbi 7 mije te infektuar me virusin chikungunya 68920acb31b9d
Lajmi i mëparshëm

Alarm në Kinë, mbi 7 mijë të infektuar me virusin ‘chikungunya’

vater zjarri ne peqin era e forte dhe temperaturat e larta ndihmojne perhapjen 68920f79ac73f
Lajmi i radhës

Vatër zjarri në Peqin, era e fortë dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë