largohuni nga libani 50 anetare te ambasades amerikane urdherohen te lene vendin 699db1035e8ac

“Largohuni nga Libani”, 50 anëtarë të ambasadës amerikane urdhërohen të lënë vendin

February 24, 2026
1 minut lexim

Qeveria amerikane ka urdhëruar të gjithë stafin jo thelbësor të largohet nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Libanit pas shqyrtimeve që lidhen me sigurinë.



Rreth 50 anëtarëve të stafit të ambasadës amerikane u është urdhëruar të largohen dhe 32 anëtarë të stafit dhe familjet e tyre u nisën nga aeroporti i Bejrutit të hënën.

Vendimi vjen ndërsa tensionet janë të larta në rajon dhe teksa Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht me veprime ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

Irani është zotuar më parë të hakmerret nëse sulmohet nga Shtetet e Bashkuara dhe bazat dhe objektet amerikane në Lindjen e Mesme janë objektiva të mundshme.

Në Liban, lidhjet Hezbollah me Iranin tashmë janë të ditura, ndërsa  Uashingtoni e ka konsideruar grupin militant përgjegjës për bombardimet vdekjeprurëse të një kazerme të Marinës Amerikane dhe ambasadës në Bejrut në vitin 1983.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka shtyrë një udhëtim të planifikuar në Izrael pa njoftuar një arsye.

Zhvillimet vijnë teksa në Iran, protestat e studentëve kundër regjimit kanë vijuar për tre ditë me radhë.

Protestat e reja antiqeveritare filluan të shtunën, sipas dëshmitarëve, ndërsa studentët e universitetit në Teheran dhe një qytet tjetër demonstruan rreth memorialeve për mijëra njerëz të vrarë në shtypjen demonstratave mbarëkombëtare rreth gjashtë javë më parë.

Agjencia e lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA ka thënë se të paktën 7,015 njerëz u vranë në protestat dhe shtypjen e janarit, përfshirë 214 forca qeveritare.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

drejtori i burgut te shutkes pergenjeshtron prokurorine grubi ishte i sigurt ne shutke 699db0a5a573d
Lajmi i mëparshëm

Drejtori i Burgut të Shutkës përgënjeshtron Prokurorinë: Grubi ishte i sigurt në “Shutkë”

filkov gjykatesi dhe prokurori publik duhet te sqarojne pse grubi u lirua ne arrest shtepiak 699db6ff71567
Lajmi i radhës

Filkov: Gjykatësi dhe prokurori publik duhet të sqarojnë pse Grubi u lirua në arrest shtëpiak

Të fundit nga

Paralajmëron spektakël ndaj Benfikës

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka dalë këtë të martë në konferencë për shtypin për të folur para përballjes së kthimit ndaj Benfica-s, e vlefshme për play-off-in e UEFA Champions League.
ShkoLartë