largohen dy punetore nga puna ne drenas reagon sindikata e punetoreve teknik te sektorit privat 68d16da9acbc2

​Largohen dy punëtore nga puna në Drenas, reagon Sindikata e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat

September 22, 2025
1 minut lexim

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës bën të ditur se pas 25 vitesh pune në QKMF të Drenasit janë larguar dy punëtore nga puna pa asnjë arsyetim konkret.

Sipas kësaj sindikate, këto punëtore janë Mihrije Hyseni dhe Elfete Bytyqi.

“Këto punëtore kanë mirëmbajtur dhe pastruar materialet, çarqafet e shtretërve të pacienteve të QKMF-së në territorin e Drenasit, të cilat kanë qënë nën adminstrimin e QKMF-së”, njofton kjo sindikatë.

Për më tepër theksohet se vendet e punës të dy pozicioneve në lavanderi janë direkt nën menaxhimin e QKMF-së, tani QKMF ka kërkuar që këto dy pozicione të punojnë punën e lavandëristeve dhe të paguhen nga Kompania private e cila nuk e ka obligim as më kontratë që të merret më këtë pjesë të lavaderisë.

“Sipas bindjes tonë, dikush nga brenda QKMF-së për qëllime të përfitimeve të veta përsonale e ka bërë këtë veprim të pa arsyeshëm. Pas 25 vitesh dy punëtoreve ju imponua të mbesin në rrugë”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Për këtë çështje, kryetari i Sindikatës se Sektorit Privat të Kosoveës ka biseduar me zëvendës Drejtorin e QKMF-së në Drenas, Drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë të Drenasit, pronarin e Kompanisë Private dhe është bërë komunikim edhe me kryetarin e Komunës se Drenasit Ramiz Lladrofci.

“Përfundimisht këtij veprimi i vije era korrupsion i pastërt për të cilin ne qysh nga kjo javë do të fillojmë më procedurat ligjore”, thuhet në reagim.

Sipas këtij reagimi, në rend të parë QKMF në Drenas, pas 25 vjet përvojë pune pa asnjë arsyetim gojarisht ju thotë këtyre punëtoreve falëminderit por nuk keni më nevojë të vini në punë.

“Ka edhe shumë gjëra për t’u thënë, por ato do të ju përcjellën institucioneve përkatëse të cilat kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në reagim. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rivaliteti i messit dhe ronaldos per topin e arte 68d16d9757852
Lajmi i mëparshëm

Rivaliteti i Messit dhe Ronaldos për Topin e Artë

bregdeti i semanit ne flake era favorizon perhapjen e zjarrit rrezikohet habitati i specieve te egra 68d16e4474781
Lajmi i radhës

Bregdeti i Semanit në flakë, era favorizon përhapjen e zjarrit, rrezikohet habitati i specieve të egra

Të fundit nga

ShkoLartë