larg duart nga groenlanda zhvillohen protesta kunder planeve te trump 696c08831259c

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

January 18, 2026
1 minut lexim

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe një grup parlamentarësh amerikanë.



Mijëra danezë protestuan në Kopenhagë kundër pretendimeve territoriale të Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj Groenlandës. Ata u mblodhën para bashkisë së kryeqytetit danez, duke valëvitur flamuj danezë dhe flamuj të Groenlandës dhe duke brohoritur “Kalaallit Nunaat!” – emri i Groenlandës në gjuhën e vendit. Protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera daneze, si dhe në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës. Ato po mbahen nën sloganet “Groenlanda u përket groenlandezëve” dhe “Larg duart nga Groenlanda”.

Danimarkë, Kopemhagë – protestues me flamurë danezë dhe të Groendlandës duke protestuar kundër pretendimeve territoriale të Donald Trump ndaj Groenlandës.Danimarkë, Kopemhagë – protestues me flamurë danezë dhe të Groendlandës duke protestuar kundër pretendimeve territoriale të Donald Trump ndaj Groenlandës.

Qëllimi është “të dërgohet një mesazh i qartë dhe i përbashkët respekti për demokracinë e Groenlandës dhe të drejtat themelore të njeriut”, thuhet në faqen e internetit të Uagut, shoqatë e groenlandezëve në Danimarkë.

Kongresmenë amerikanë për vizitë solidariteti në Kopenhagë

Demonstratat përkuan me një vizitë të një delegacioni mbipartiak të Kongresit amerikan në Kopenhagë, i cili gjithashtu shprehu kundërshtimin e tij ndaj planeve të Trumpit.

Delegacioni u takua me politikanë dhe udhëheqës biznesi të rangut të lartë nga Danimarka dhe Groenlanda. Delegacioni drejtohet nga senatori Chris Coons i demokratëve në opozitë. Ai theksoi se nuk ka asnjë kërcënim sigurie për Groenlandën që do të justifikonte qëndrimin e administratës së Trumpit. Groenlanda është  territor autonom i Danimarkës, e cila, ashtu si SHBA-ja, është anëtare e NATO-s./ DW

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tarifat e trump paralajmeron von der leyen rrezikohen marredheniet transatlantike dhe sovraniteti i groenlandes 696c0445ef452
Lajmi i mëparshëm

Tarifat e Trump, paralajmëron Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës

podujeve 700 shtepi pa uje te pijshem per 30 ore 696c096e863f5
Lajmi i radhës

Podujevë: 700 shtëpi pa ujë të pijshëm për 30 orë

Të fundit nga

ShkoLartë