lapaj shfaqet brenda komisariatit te policise pas protestes me proceduan penalisht 6947013215e18

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

December 20, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme para Kryeministrisë.



Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Lapaj shfaqet nga Komisariati i Policisë, ku tha se këtë procedim penal e ka marrë si medalje.

Ai tha gjithashtu se ishte proceduar penalisht për prishje të rendit dhe sigurisë publike, teksa premtoi se Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ nuk do t’i ndalte protestat.

Në përfundim Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkoheshin protestave në sheshin para Kryeministrisë

“Mora një tjetër medalje sot, e pesta, më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë, ju përshëndes!”, tha Lapaj.

Kujtojmë se Lapaj dhe Lëvizja që ai drejton përmes protestave kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë si të përfshirë në korrupsion.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

teste te rreme per covid 19 dhe grip po qarkullojne ne te gjithe evropen 6946fc9e76c74
Lajmi i mëparshëm

Teste të rreme për COVID-19 dhe grip po qarkullojnë në të gjithë Evropën

BURIM LATIFI
Lajmi i radhës

Latifi: Koha po i jep të drejtë Izet Mexhitit, më i votuari i Kongresit të vërtetë të BDI-së

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 13 Janar 2026

Dashi Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar gjatë kësaj dite, sërish do gjeni kohë për veten dhe për njerëzit më të dashur. Do dini ta ekuilibroni ditën në mënyrë mjaft të

Moti sot kryesisht i vranët dhe i ftohtë

Mot kryesisht i vranët do të mbajë në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat minimale do të zbresin nga -12 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga
ShkoLartë