lamtumire lekut shqiperia drejt be se nis edhe ligjerisht adoptimin e euros 6a5952524c654

“Lamtumirë lekut”, Shqipëria drejt BE-së, nis edhe ligjërisht adoptimin e euros

July 16, 2026
1 minut lexim

Republika e Shqipërisë ka filluar zyrtarisht përgatitjet edhe në aspektin ligjor për adoptimin e euros.

Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore shqiptare pas hyrjes së vendit në Eurozonë.

Projektligji parashikon se, nga dita e prezantimit të euros si monedhë e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Njëkohësisht, institucioni do të përcaktojë edhe dizajnin e monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria, sipas standardeve evropiane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu kosova meriton te gjykohet me te njejtat standarde ne rrugen e be se 6a5951f30a44b
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu: Kosova meriton të gjykohet me të njëjtat standarde në rrugën e BE-së

vala e te nxehtit ne europe mbi 12 mije vdekje gjate muajit qershor 6a5952b22977e
Lajmi i radhës

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Të fundit nga

ShkoLartë