lamtumire fatos xhoana nano faleminderit qe me dhe mundesine te te dua 690748b387f8e

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

November 2, 2025
min lexim

Bashkëshortja e Nanos, Xhoana ka falënderuar Nanon për gjithë vitet e jetës që kanë kaluar së bashku.



“Të gjitha këto do ti gjeja tek Fatosi. Më lejoni ta përsëris, nuk e pata menduar me kaq qartësi , me kalimin e kohës, ditë pas dite unë para fatin të zbuloja tek ai vlera dhe cilësi që nuk janë aq të shpeshta tonë, aq më pak në jetën politike. Për këtë arsye e ndej për detyrë publike dhe moral që disa cilësi të tij, që me mirënjohje të ua them, i njohim të gjithë. Kur vjen një moment si ky, ja vlen të përmblidhen. Fatosi ishte shumë më tepër sesa një figurë publike shumë më tepër nga sa janë thënë. Fatosi ishte i vërtetë, nuk dinte e nuk donte të shtirje. Nuk merrte poza, e urrente populizmin. Ai besonte me shpirt në vlerat evropiane. Fatosi ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj.Nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bërë asnjë përgjysmë, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Kishte zemër të madhe që dinte të faltë, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Hakmarrja ishte cilësi që nuk e kishte e nuk pranonte ta njihje. Këtë e dëshmoi pas burgimit të padrejtë. Ishte sjella e tij që rindërtoi atë, dhe që nuk duhet është thelbi i jetës së një vendi, paqen sociale. Solli një jetë të re, e konsideronte jetën politike, ji përplasje, por garë dhe konkurrencë, marrëveshje dhe kompromis.Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë kokfortë dhe i vështirë, gjithmonë i ndershëm me veten dhe të tjerët. Ai e donte këtë vend me gjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi, nuk hoqi dorë për të parë Shqipërinë të drejtë, të begatë, demokratike dhe njerëzore.Për të gjitha këto sot, mes dhimbjes së thellë, kam një ndjenje dhe më të lartë mirënjohje. Mirënjohje që pata fatin ta njihja, të ecja krah tij. Të qeshnim dhe të vuanim bashkë, të jetonim. Dua ti them publikisht, Faleminderit Fatos, që më deshe dhe që më dhe mundësinë të të dua, faleminderit që ishte ky që ishe. Faleminderit që e dhe veten tënde pakursim për mua, për mua për ne, për vendin tonë. Do të mbetesh përherë në kujtesën tonë, jo si burrë shteti, mbi të gjitha si njeriu ynë. U prehsh në paqe pranë zotit.”

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia arreston dy britanike per sulmin me thike ne tren ne angli 690743f5e7b2c
Lajmi i mëparshëm

Policia arreston dy britanikë për sulmin me thikë në tren në Angli

travis barker per djalin e tij me kourtney kardashian ti e ben cdo dite me te ndritshme 69074bf358f63
Lajmi i radhës

Travis Barker për djalin e tij me Kourtney Kardashian: Ti e bën çdo ditë më të ndritshme

Të fundit nga

ShkoLartë