lamtumira e fatos nanos bashkoi ramen me kurtin ahmeti ne krah te rucit 690764d426d01

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

November 2, 2025
1 minut lexim

Mijëra qytetarë, politikanë nga Shqipëria dhe rajoni, përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomatë, njerëz të artit i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano.



Të majtë e të djathtë, lanë për një moment sherret politike të ditës, për t’u bashkuar në këtë ditë zie kombëtare në nder të një prej figurave më të rëndësishme të periudhës post komuniste në vend.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi pranë Ali Ahmetit, kreut të BDI-së. Përplasjet mes tyre nuk kanë munguar edhe kohët e fundit kur në Kosovë dhe Maqedoni janë mbajtur zgjedhjet lokale. Ali Ahmeti u pa edhe në krah të Ruçi.

Në të njëjtën kohë, Kurti shtrëngoi duart edhe me kryeministrin Rama, teksa u panë bashkë duket ecur gjatë ceremonisë së dhënies së lamtumirës së ish-kryeministrit Nano.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe përfaqësues të PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka, por ajo që ra në sy ishte mungesa e kundërshtarit të tij për 13 vjet në politikë, Sali Berisha.

Presidenti Bajram Begaj nuk iu bashkua ceremonisë për shkak të axhendës dhe ndodhej jashtë vendit, ndërsa të pranishëm ishin ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandali epstein princit andrew do ti hiqet edhe grada e fundit ushtarake nderi 6907601467e69
Lajmi i mëparshëm

Skandali Epstein, princit Andrew do t’i hiqet edhe grada e fundit ushtarake nderi

rusia takimi trump putin i panevojshem per momentin 690766046d73d
Lajmi i radhës

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

Të fundit nga

ShkoLartë