lamm trafiku ne pikat kufitare eshte bllokuar vetem per automjetet e renda transportuese 697775240d9fc

LAMM: Trafiku në pikat kufitare është bllokuar vetëm për automjetet e rënda transportuese!

January 26, 2026
1 minut lexim

Që nga ora 12:00 është bllokuar trafiku për daljen nga vendi për automjetet e rënda transportuese në pikat kufitare “Star Dojran”, “Bogorodicë” dhe “Mexhitli”, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Bllokadë ka edhe në piakt kufitare “Qafë Thanë” dhe “Bllatë”.

Që nga ora 12:00 para pikëkalimit kufitar “Bllacë e Poshtme” ka nisur një protestë e transportuesve me automjete të rënda, për të cilën arsye trafiku i mallrave drejt Bllacës po ridrejtohet përmes BP Diesel, ndërsa trafiku tjetër zhvillohet normalisht.

“Që nga ora 12:00 janë bllokuar gjithashtu trafiku edhe në pikëkalimet kufitare “Deve Bair”, “Dellçevë” dhe “Novo Sellë“. Aktualisht, e bllokuar është vetëm lëvizja për automjetet e rënda për dalje nga vendi, ndërsa për kategoritë e tjera të automjeteve trafiku zhvillohet normalisht”, shtojnë nga LAMM.

Për shkak të vendosjes së sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) të Bashkimit Evropian, transportuesit nga Maqedonia, si dhe ata nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, kanë paralajmëruar se nga sot do të fillojnë një bllokadë shtatëditore të pikave kufitare që çojnë drejt zonës Shengen. Kërkohet zgjidhje për problemin e evidentimit të qëndrimit në zonën Shengen sipas rregullit 90/180 ditë për shoferët profesionistë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rama me netanyahunshqiptaret nuk shprehen urrejtje ndaj izraelit me palestinzet 697774540b62b
Lajmi i mëparshëm

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

stuhia dimerore ne shba shkon ne 11 numri i viktimave 6977758303511
Lajmi i radhës

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë