lami permes partneritetit te ri strategjik e perforcojme bashkepunimin me maqedonine e veriut 6879f0654faa2

Lami: Përmes partneritetit të ri strategjik, e përforcojmë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut

July 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 korrik – E përforcojmë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut përmes partneritetit të ri strategjik, kumtoi në platformën X sekretari i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkaur, Dejvid Lami me rastin e nënshkrimit të Deklaratës për partneritet strategjik mes dy vendeve.

“Përmes partneritetit të ri strategjik, e përforcojmë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut për rritje të mundësive investuese, përballjes me emigracionin e parregullt dhe përforcimin e sigurisë së përbashkët. Më vjen mirë që u pashë me Timço Mucunskin – me padurim pres sërish ta mirëpres në Procesin e Berlinit”, shkroi Lami.

large

Deklaratën për partneritet strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dje në Forin Ofis në Londër e nënshkruan shefi i diplomacisë sonë, Timço Mucunski dhe sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Lami.

Mucunski në Fejsbuk kumtoi se me këtë hapet kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe përforcohen marrëdhëniet bilaterale me Mbretërinë e Bashkaur.

“Takim me rëndësi historike, i cili hapë kapitull të ri në marrëdhëneit bilaterale mes dy vendeve, në kuadër të të cilave e nënshkruam Deklaratën për partneritet strategjik. Ky dokument do t’i prëforcojë dhe avancojë marrëdhëneit strategjike mes të dy vendeve, prëfshirë edhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes, posaçërisht në suaza të NATO-s. Biseduam edhe për marrëveshjen e kohëmëparshme ‘qeveri me qeveri’, e cila do ta rrisë tregtinë. do ta nxisë rritjen ekonomike dhe do të mundësojë realizim të një sërë projektesh infrastrukturore. Biseduam edhe për aleancën tonë në kuadër të NATO-s, si dhe për bashkëpunimin në organizatat multilaterale”, theksoi Mucunski në Fejsbuk.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eshte dicka qe nuk e fshij dot loredana pa doreza gjesti qe nuk ia fal egli takos 6879e7412f641
Lajmi i mëparshëm

“Është diçka që nuk e fshij dot”/ Loredana pa doreza, gjesti që nuk ia fal Egli Takos

korce makina perfshihet nga flaket ne mesnate dyshohet zjarrvenie e qellimshme 6879f9c562c48
Lajmi i radhës

Korçë/ Makina përfshihet nga flakët në mesnatë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë