lamallari shqiperia eshte histori suksesi ne rajon per ndihmen juridike falas 68ea79b9496a6

​Lamallari: Shqipëria është histori suksesi në rajon për ndihmën juridike falas

October 11, 2025
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti sot nënsekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe administratorin në detyrë të UNDP, Haoliang Xu, me të cilin bisedoi për forcimin e bashkëpunimit dhe përparimin e përbashkët drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë takimit, ministri Lamallari vuri në dukje mbështetjen e rëndësishme të UNDP-së dhe Agjencisë së Zhvillimit Austriak në ngritjen dhe forcimin e sistemit të Ndihmës Juridike Falas, raporton ATSH, përcjell KosovaPress.

“Falë UNDP dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim ne kemi ngritur e forcuar sistemin e Ndihmës Juridike Falas. Një sistem funksional, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të qasjes në drejtësi për shtresat në nevojë duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi në rajon për këtë fushë”, u shpreh Lamallari.

Ai theksoi se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të vijuar bashkëpunimin edhe në projekte të tjera që lidhen me drejtësinë sociale dhe gjinore, si dhe me forcimin e kapaciteteve profesionale të ofruesve të shërbimeve juridike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mendi qyra shpalos projektet per strugen rruge parkingje zhvillim turistik dhe kulturor 68ea78556c102
Lajmi i mëparshëm

Mendi Qyra shpalos projektet për Strugën! Rrugë, parkingje, zhvillim turistik dhe kulturor

zalgiris skuadra e vetme e pamposhtur 68ea7a193d70f
Lajmi i radhës

Zalgiris skuadra e vetme e pamposhtur

Të fundit nga

ShkoLartë