lajmi i fundit bastisje ne shtepine e gjykatesit gjoko ristov 696d0c796faac

LAJMI I FUNDIT/ Bastisje në shtëpinë e gjykatësit, Gjoko Ristov

January 18, 2026
1 minut lexim

Shkup, 18 janar – Po kryhen kontrolle te gjyqtari Gjoko Ristov, i cili gjykon në Gjykatën e Apelit në Shkup, mëson “Shkup1”. Informacionin për “Shkup1” e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas informatave jozyrtare, lënda ka të bëjë me dyshime për keqpërdorim të funksionit gjyqësor, por vepra konkrete penale ende nuk bëhet e ditur, pasi kontrollet janë ende në zhvillim. Ekipet policore, me urdhër të prokurorit publik dhe me leje të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë hyrë në lokacionet që pasditen e sotme. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për shtëpinë e gjyqtarit.

Emri i gjyqtarit Gjoko Ristov më herët ishte lidhur me Fehmi Stafën, ish-Avokatin e Popullit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim nën dyshimin se ka pranuar 50.000 euro ryshfet. Jozyrtarisht, kontrollet te Ristov po kryhen mbi baza të pretendimeve që burojnë nga lënda në të cilën ndiqet Stafa.

Siç kishte informuar më herët Prokuroria, në periudhën nga tetori deri më 13 dhjetor, i dyshuari Stafa kishte pranuar gjithsej 50.000 euro me qëllim që të ndërmjetësonte dhe të ushtronte ndikim ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Apelit Shkup, lidhur me një lëndë që po zhvillohej kundër klientit të tij, një person që ai e përfaqësonte si avokat. Menjëherë pas pranimit të parave, Stafa u privua nga liria, ndërsa tek ai u gjetën dhe u sekuestruan mjetet monetare.

Personi për të cilin, sipas pretendimeve të prokurorisë, Stafa duhej të siguronte heqjen e masës së paraburgimit është i dyshuari në rastin “Zinxhir”, Ljupço Pecov, i njohur me nofkën Djalli.

Nga Prokuroria paralajmërojnë se pas përfundimit të kontrolleve do të pasojnë informacione zyrtare për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta per rryme ne koliq banoret pajisjet po digjen kerkojme rrjet te ri e trafo te fuqishme 696d06966d027
Lajmi i mëparshëm

​Protesta për rrymë në Koliq, banorët: Pajisjet po digjen, kërkojmë rrjet të ri e trafo të fuqishme

mickoski prokuroria te veproje sipas indicieve pas deklaratave te kirurgut zhan mitrev nuk jam i befasuar nderhyrje mafioze kane ndodhur gjate gjendjes se jashtezakonshme 696d0dd04f265
Lajmi i radhës

Mickoski: Prokuroria të veprojë sipas indicieve pas deklaratave të kirurgut Zhan Mitrev – nuk jam i befasuar, ndërhyrje mafioze kanë ndodhur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Të fundit nga

ShkoLartë