lajm i fundit parandalohet krimi ne kurbin arrestohet 21 vjecari qe kanosi kusheririn me arme 692d9b26c2f9d

LAJM I FUNDIT/ Parandalohet krimi në Kurbin, arrestohet 21-vjeçari që kanosi kushëririn me armë

December 1, 2025
1 minut lexim

Kanosi për motive të dobëta, me armë zjarri, kushëririn e tij; pas disa orësh kërkimesh, lokalizohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacionit të marrë se në fshatin Malbardhë, Kurbin, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin A. Ç., 18 vjeç, menjëherë organizuan punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Motivi”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. Ç. ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A. Ç, 18 vjeç.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gervalla uron rifat jasharin jemi me fat qe te kemi simboli i kosoves 692d9a8134b44
Lajmi i mëparshëm

Gërvalla uron Rifat Jasharin: Jemi me fat që të kemi, simboli i Kosovës

bitcoin bie mbi 5 per shkak te shqetesimeve per likuidimin 692d9b503701e
Lajmi i radhës

​Bitcoin bie mbi 5% për shkak të shqetësimeve për likuidimin

Të fundit nga

ShkoLartë